Archive for January, 2012

Kodi ri doganor, Bode: Gur themeli për marrëdhënit me vendet e BE

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Kodi  ri doganor, Bode: Gur themeli pr marrdhnit me vendet e BETIRANË- “Kodi i ri doganor përbën një gur themeli për zhvillimin e marrëdhënieve tregtare mes Shqipërisë dhe vendeve anëtare të BE-së”, tha sot ministri i Financave, Ridvan Bode në ceremoninë përmbyllëse të projektit me vlerë 2 milionë euro, financuar nga Bashkimi Evropian si ndihmë për modernizimin e doganave shqiptare.

“Kodi i ri doganor ka si qëllim bazë lehtësimin e biznesit dhe garantimin e një niveli të sigurisë e mbrojtjes për t’iu përgjigjur kërkesave dhe sfidave me të cilat përballet vendi ynë në kuadër të anëtarësimit në BE”, tha Bode.

Në kuadër të këtij programi, tha Bode, u realizuar edhe projektligji i ri i akcizës, i cili përbën një element shumë të rëndësishëm në funksionimin transparent dhe konkurrues të tregut.

Ministri i Financave Bode tha se në kuadër të këtij projekti u trajnuan 50 punonjës doganorë mbi menaxhimin e integruar të kufijve, u bë trajnimi i personelit doganor në 8 degë doganore, janë kryer trajnime me doganierët e antikontrabandës, detare e tokësore.
(ma.ar/BalkanWeb)

Ndërmjetësi i BE-së sot në Kosovë

Written by admin on . Posted in Lajme

Ndrmjetsi i BE-s sot n KosovPRISHTINE – Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, Robert Cooper, pritet të vizitojë sot Kosovën.

Nga kabineti i shefes së delegacionit kosovar Edita Tahiri, është paralajmëruar takimi i saj me Cooper-in, pasditen e sotme. Pritet që temë kryesore e bisedimeve të jetë përfaqësimi i Kosovës në takimet rajonale dhe zbatimi i marrëveshjeve të deritanishme të arritura mes Kosovës e Serbisë në Bruksel.

Kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ka thënë se vazhdimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit mund të ndodhë vetëm atëherë kur të përafrohen qëndrimet e të dyja palëve rreth çështjes së bashkëpunimit rajonal.

“Ne e presim vizitën e ndërmjetësit evropian, i cili vjen pas vizitës që ka bërë në Beograd.Ndaj, sot mund të jetë një moment i ri për të parë se cilat janë perspektivat”, – ka thënë Tahiri.

Moti i keq bëri që Cooper të anulonte vizitën e parashikuar për javën e kaluar në Prishtinë.

(er.nu/BalkanWeb)

Vetëvendosje sfidon PDK-në me tjetër rezolutë

Written by admin on . Posted in Lajme

Vetvendosje sfidon PDK-n me tjetr rezolutPRISHTINE- Lëvizja Vetëvendosje deklaroi sot se nuk do ta votojë rezolutën e Partisë Demokratike të Kosovës e cila pritet të votohet sot në Kuvendin e Kosovës për përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur, ndërkohë që është bërë e ditur se VV ka bërë gati një rezolutë të re, që do ta sfidojë atë të PDK-së. Lajmi bëhet i ditur nga Telegrafi.

Shpend Ahmeti, nga lëvizja Vetëvendosje theksoi se prapa rezolutës së PDK-së fshihen kompromise të dhimbshme për Kosovën.

Sipas VV-së mbrapa kësaj rezolute, fshihet Ahtisari Plus, gjashtë pikshi i Ban Ki Moonit dhe katër pikshi i presidentit serb, Boris Tadic.
Kjo parti opozitare thotë se është dhe ka qenë gjithmonë pro përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë, por jo në këtë formë siç po bën Thaçi duke pranuar, sipas tyre, konsensuse të dhimbshme.

Ndërkaq, sipas anëtarit tjetër të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, me këtë rezolutë nuk po përmbyllet mbikëqyrja e pavarësisë, por po vinë kushtëzime tjera.
(ma.ar/BalkanWeb)

Facebook Timeline së shpejti për të gjithë

Written by admin on . Posted in Teknologj

Timeline është një album me copa të ngjitura të një jete të tërë në Facebook, në krahasim me një pamje të cilën mund ta gjeni sot në faqen e profilit tuaj tradicional në rrjetin Facebook. Sapo të aktivizohet, Timeline e zëvendëson profilin e tanishëm.

Megjithëse disa njerëz tashmë kanë kaluar në mënyrë vullnetare tek Timeline, Facebook tani e ka bërë të detyrueshëm kalimin në këtë format të profilit.

Përdoruesit i kanë shtatë ditë për t’i pastruar profilet e tyre përpara se Timeline të aktivizohet automatikisht./pcworldalbanian 

Berisha- Starmer: Luftë të përbashkët krimit të organizuar

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Berisha- Starmer: Luft t prbashkt krimit t organizuarTIRANE- Kryeministri Berisha priti dje në mesditë Drejtorin e Prokurorisë Publike në Angli dhe Ëells, zotin Keir Starmer QC, i cili shoqërohej nga ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, znj. Fiona McIlëham, si dhe bashkëpunëtorë të tij.

Zoti Starmer theksoi efikasitetin e luftës së përbashkët ndaj krimeve të rënda, krimit të organizuar dhe trafiqeve gjithashtu vlerësoi dhe dha mbështetje për punën që bëhet në Shqipëri në këtë drejtim.

Kryeministri Berisha e falenderoi zotin Starner për ndihmën mbështetjen dhe bashkëpunimin në prioritetin e qeverisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar. Ai theksoi angazhimin e qeverisë shqiptare për të forcuar bashkëpunimin në këtë drejtim.

Në këtë kuadër, kryeministri tregoi gatishmërinë e plotë të qeverisë shqiptare për nënshkrimin e çdo marrëveshje dhe krijimin e kornizës së nevojshme që do të rriste efikasitetin në luftën e përbashkët ndaj krimit të organizuar, trafiqeve dhe veprimtarive të tjera të paligjshme.

Kryeministri u shpreh se qeveria shqiptare jep mbështetjen e plotë për të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit që përballen me krimin e organizuar.
(ma.ar/BalkanWeb)

Kuvendi shndërron në rezolutë deklaratën e partive për Pavarësinë

Written by admin on . Posted in Lajme

Kuvendi shndrron n rezolut deklaratn e partive pr PavarsinPRISHTINE- Deklarata që është nënshkruar nga liderët e partive politike, por jo nga të gjitha, të premten e javës së kaluar, pritet të bëhet rezolutë e Kuvendit të Kosovës. Është grupi parlamentar i PDK-së që ka propozuar rezolutën për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë.

Seanca e jashtëzakonshme parlamentare, ku do të votohet për këtë rezolutë, do të mbahet të sot rreth orës 14:00. Rezolutën e PDK-së e përkrahin pothuajse të gjitha grupet parlamentare, por jo lëvizja “Vetëvendosje”, e cila po ashtu ka kundërshtuar deklaratën e nënshkruar nga subjektet politike. Visar Ymeri i “Vetëvendosjes” ka deklaruar se arsyeja pse nuk e përkrahin rezolutën është se përmes saj Kuvendi duhet të marrë disa obligime, e që sipas tij, nuk saktësohet se për çfarë obligimesh bëhet fjalë.

Por, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ka thënë se kjo rezolutë ka si qëllim të koordinojë veprimet e institucioneve të vendit me ato ndërkombëtare rreth përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur. Lidhur me takimin e së premtes që nuk është mbajtur në ambiente zyrtare të institucioneve të Kosovës, por në një restorant, ka reaguar AAK-ja. Nënkryetari i kësaj partie, Ahmet Isufi, ka thënë të mos e dijë pse është zhvilluar kaq me nxitim nga kryeministri Thaçi menjëherë pas kthimit të tij nga Vjena.
(ma.ar/koha/BalkanWeb)

Thaçi: Të gjithë qytetarët e Kosovës janë çlirimtarë

Written by admin on . Posted in Lajme

Thai: T gjith qytetart e Kosovs jan lirimtarPRISHTINE – Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, bëri homazhe dhe vendosi lule para lapidarit të Heroit të Kosovës, komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti, në 15-vjetorin e rënies së tij.

“Sot, institucionet e shtetit të Kosovës, qytetarët e Kosovës, nderojnë me respektin më të lartë, veprën, jetën dhe heroizmin e komandantit më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarëve të tij, Edmondit dhe Hakifit”,- theksoi kryeministri Hashim Thaçi, duke shtuar se jeta dhe vepra e komandantit Zahir do të mbetet gjithmonë “udhërrëfyes për punën e institucioneve të Kosovës, për gjithë bashkëluftëtarët e tij, për vullnetin e qytetarëve të vendit tonë”.

“Për lirinë e Kosovës, pavarësinë e Kosovës kanë sakrifikuar të gjithë, dhe të gjithë qytetarët e Kosovës janë çlirimtarë”, theksoi kryeministri Thaçi para lapidarit të komandantit Zahir Pajazitit, në qendër të Prishtinës.

(er.nu/tg/BalkanWeb)

Të dhënat në MegaUpload të sigurta deri në mes të shkurtit

Written by admin on . Posted in Teknologj

Kjo është shmangur, tregoi avokati i MegaUpload, Ira Rothken për TorrentFreak, për “së paku” dy javë të tjera.

Shqetësimet për sigurinë e të dhënave janë nxitur nga veprimi i ligjshëm i marrë kundër MegaUpload, ku përdoruesit e ligshëm duan që t’i marrin rezervat e tyre personale, përmbledhjet mediatike, fotografitë e ndryshme dhe ndonjë të dhënë tjetër që është vendosur në faqe. Për momentin, nëse vizitohet faqja MegaUpload.com tregon vetëm që rrëzimin e kryer nga FBI dhe lajmin për sekuestrim të domeinit./pcworldalbanian

Symantec siguron pcAnywhere

Written by admin on . Posted in Teknologj

Ndërtuesi i softuerëve ndërmori hapin e pazakontë duke i paralajmëruar përdoruesit për ndalimin e përkohshëm të përdorimit të prodhimit pasi një hetim kishte përcajtuar që disa pjesë nga kodi burimor ishin vjedhur në vitin 2006.

Symantec më 25 janar tha që vjedhja i kishte vendosur përdoruesit e të gjitha verisoneve të prodhimit në një rrezik më të madh nga humbjet e mundshme të të dhënave për shkak të ndonjë hakeri.

Ndërmarrja ka përcaktuar që ishte i sigurtë versioni i tanishëm i prodhimit, pcAnywhere 12.5 përderisa ishte përditësuar me një arnim të sigurisë të lëshuar më 23 janar, tha zëdhënësi i ndërmarrjes, Brian Modena gjatë të hënës.

Symantec është duke ofruar përditësime pa pagesë në versionin 12.5 nga pcAnywhere për të gjithë përdoruesit e vet, megjithëse ata që i përdorin versionet e vjetra nuk janë të kualifikuar për mbështetje, tha ai./pcworldalbanian

Unikë për Mbikëqyrjen

Written by admin on . Posted in Lajme

Të gjitha partitë parlamentare, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, pritet ta mbështesin sot një rezolutë të PDK’së për përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur. Përmes këtij dokumenti, ato do të zotohen që t’i përmbushin detyrimet ligjore që dalin nga Pakoja e Ahtisaarit. E, ndryshimet kushtetuese, partitë do t’i lënë në duart e Komisionit të Arsim Bajramit.

Të gjitha partitë parlamentare, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, pritet që sot ta përkrahin një Rezolutë të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur.

Subjekti politik i kryeministrit aktual ka hartuar një rezolutë tetëpikëshe përmes së cilës synon t’i bëjë hisedarë të gjitha partitë në përmbylljen e këtij procesi. E, kjo hise, në radhë të parë, nënkupton që të gjitha partitë do të ndihmojnë përmbylljen e detyrimeve ligjore që dalin nga ky proces; siç janë ndryshimet kushtetuese dhe miratimi i ligjeve që dalin nga Pakoja e Presidentit Martti Ahtisaari.

Gazeta Express ka arritur ta sigurojë këtë draft-rezolutë.

Në pikën 6, shpalosen arsyet se pse duhet votuar rezoluta.

“I zoton solemnisht përkrahjen dhe përkushtimin e vet të plotë arritjes së shpejtë, të tërësishme dhe të suksesshme të këtij synimi kombëtar, posaçërisht kalimit me kohë të të gjitha amendamenteve kushtetuese dhe legjislacionit tjetër të nevojshëm për t’i dhënë fund pavarësisë së mbikëqyrur”, thuhet në këtë pikë.

Më pas, ftohet Qeveria që ta përgatisë legjislacionin e nevojshëm dhe t’ia dërgojë atë Parlamentit.

“Fton Qeverinë e Republikës së Kosovës, në konsultim të ngushtë me udhëheqësit e partive parlamentare të përfaqësuara në Kuvend, anëtarët e Grupit Drejtues Ndërkombëtar dhe Përfaqësuesin Ndërkombëtar Civil, me prioritet të përgatisë dhe të miratojë legjislacionin, i cili është i nevojshëm për të për kompletuar zbatimin e Propozimit Gjithëpërfshirës, si dhe të përgatisë të gjitha amendamentet e nevojshme kushtetuese dhe legjislacionin shtesë dhe t’ia paraqesë këto Kuvendit jo më vonë së katër javë nga data e kësaj rezolute”, thuhet në pikën 7.

Siç dihet, përmbyllja e pavarësisë së mbikëqyrur nënkupton ndryshim të Kushtetutës aktuale. Kryesisht kjo lidhet me “dispozitat transicionale”. E, kjo punë, pritet t’i besohet Komisionit aktual që po e përshtat Kushtetutën konform Marrëveshjes së Prillit për zgjidhjen e Presidentit direkt nga qytetarët.

“Në mbështetje të Nenit 71 të Rregullores së Kuvendit, autorizon Komisionin e tashëm ad hoc për Reformën Kushtetuese që të përgatisë amendamentet kushtetuese për miratim nga Gjykata Kushtetuese si dhe të përgatisë amendamentet kushtetuese dhe amendamentet legjislative për miratim përfundimtar nga Kuvendi i Kosovës”, thuhet në pikën 8 të draft-rezolutës së hartuar nga PDK’ja.

Më 22 janar, Grupi Drejtues për Kosovën mbështeti përmbylljen e këtij procesi brenda këtij viti.

Ndryshe, Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka thënë se kjo rezolutë kërkon nga institucionet e Kosovës të kenë gatishmërinë për marrjen e obligimeve që të përmbyllet pavarësia e mbikëqyrur e Kosovës.

“Është një kërkesë e shefave të grupeve parlamentare që të martën të mbahet një seancë gati si e jashtëzakonshme për të miratuar një rezolutë që ata do të dorëzojnë shefat e grupeve parlamentare, përveç Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes. Kjo rezolutë kërkon që institucionet e Kosovës të kenë gatishmërinë për t’i marrë të gjitha obligimet për heqjen e mbikëqyrjes së pavarësisë”, ka thënë Krasniqi.

Nga ana tjetër, Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes nuk e ka përkrahur kërkesën për këtë rezolutë, pasi që ky grup konsideron nuk janë specifikuar qartë obligimet e kësaj rezolute.

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se me këtë rezolutë, ligjet do t’i vijnë Kuvendit në njëfarë mënyrë blanko dhe se, pa u lexuar, do të miratohen.

“Në tekstin e rezolutës, i cili është paraqitur nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, të cilën e kanë mbështetur edhe shefat e grupeve të tjera parlamentare, kërkohet nga Kuvendi që të marrë obligime, pra të zotohet që do të marrë obligime që më 2012, pa u specifikuar se cilat janë ato obligime dhe çka do të kërkohet nga Kuvendi. Pra, në njëfarë mënyre, është njëfarë lloji paravotimi për ligjet që do të vijnë në Kuvend blanko në të ardhmen, e të cilat konsiderohen si ligje që janë obligime të Kosovës karshi dokumenteve të tjera”, ka deklaruar Ymeri.

Për më tepër, ai ka shtuar se është praktikë jodemokratike që së pari të votohet, pa e parë ligjin, duke shtuar se ky paravotim uniform, konsiderohet si i rrezikshëm dhe antidemokratik.

Ndryshe, të premten e kaluar, Kryeministri Hashim Thaçi mblodhi në një restorant të Prishtinës krerët e partive politike në vend, për t’i bindur ata që ta përkrahin këtë rezolutë. Në takim, nuk ishin të pranishëm krerët e Lëvizjes së Albin Kurtit.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova