A e kreu detyrën?

Written by admin on . Posted in Lajme

Pas një viti në krye të shtetit, Atifete Jahjaga ka nxitur ndjenja të përziera në skenën politike. Zyrtarë të PDK’së, LDK’së dhe AAK’së shprehen pozitivisht për të, duke thënë se ajo ka arritur ta përmbushë rolin që i është dhënë. Por, Lëvizja Vetëvendosje konsideron se Presidentja aktuale nuk duhet ta marrë edhe një mandat të ri, pasi është figurë jounifikuese dhe e dobët politikisht.

Pikërisht një vit më parë, Atifete Jahjaga kishte hyrë e qetë në sallën e Parlamentit të Kosovës për t’u zgjedhur në krye të shtetit.

Derisa testin në Parlament e kishte kaluar pa ndonjë pengesë, për shkak të marrëveshjes politike mes Hashim Thaçit, Isa Mustafës e Behgjet Pacollit, të ndërmjetësuar nga ambasadori amerikan Christopher Dell, Jahjaga po i hynte një rruge të re në karrierën e saj dhe me shumë të panjohura për të.

Ajo çfarë ka rënë në sy më së shumti nga numri një i shtetit deri më tani janë udhëtimet që ka pasur, e të cilat nuk kanë sjellë ndonjë dobi të madhe për vendin, daljet e saj nëpër evenimente të ndryshme, ku ka lexuar fjalime si dhe mbyllja hermetike ndaj pyetjeve të gazetarëve.

Por, cilat janë vlerësimet e analistëve dhe të politikanëve për Jahjagën në krye të shtetit?

Analisti Shkëlzen Maliqi ka thënë se Jahjaga ka arritur të krijojë një profil, të cilin ai e quan të pranueshëm për opinion, sidomos atë ndërkombëtar.

“Si politikane e re, që nuk ka pasur gati kurrfarë përvoje, shumë shpejt ka krijuar një profil të pranueshëm dhe i ka shërbyer Kosovës më shumë në kontaktet me botën. Mendoj që ajo e ka kaluar atë test”, ka thënë Maliqi të premten për Express.

“E di që ka pasur shumë kritika, sidomos në fillim. Por, mendoj që e ka përmirësuar shumë imazhin e Kosovës”, ka shtuar ai.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në gazetën Express)

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Tags: , , , , , , ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Air Kosova
Kosmobile - Kosova Mobile
Shpallje