Abdulahi mund të rikthehet në Finlandë

Written by admin on . Posted in Sport

Denis Abdulahi assesi nuk po arrin të zërë vend në ekipin suedez Orebro, ku u transferua në verën e vitit 2012 nga ekipi finlandez Viiking. Mesfushori kosovar pritet që sërish t’i rikthehet futbollit finlandez.

Anëtari i përfaqësueses U21 të Finlandës, i cili kishte vuajtur nga një lëndim, pritet që për disa ditë të provohet te ekipi nga elita e futbollit finlandez VPS Vaasa.

“Denis këtë javë do të jetë me ne. Ai gjithashtu është në dispozicion për ndeshjen Kupës së Ligës, e cila zhvillohet të shtunën”, ka thënë trajneri i VPS Vaasas, Olli Huttunen, për ueb faqen zyrtare të klubit.

Huttunen ka lavdëruar Abdulahin, për të cilin ka thënë se do të jetë në gjendje të luajë jo vetëm në mes të mesfushës. Sipas trajnerit finlandez, 21 vjeçari është një lojtar interesant.

Në ueb faqen zyrtare të klubit finlandez thuhet se VPS dhe Orebro kanë diskutuar paraprakisht për Abdulahin, i cili mund të jepet në formë huazimi. Mesfushori i lindur në Mitrovicë edhe sezonin e kaluar ishte huazuar nga Orebro te klubi islandez Viking.

Nëse Abdulahi largohet nga Orebro, klubi suedez nuk do të mbetet pa shqiptarë pasi aty luajnë edhe Valdet Rama, Kushtrim Lushtaku, Armend Alimi dhe përforcimi i fundit i ardhur nga Prishtina, Ilir Berisha.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Tags: , , , , , ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Air Kosova
Kosmobile - Kosova Mobile
Shpallje