Afërdita Dreshaj imiton engjëjt e “Victoria’s Secret”

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Këngëtarja seksi, njëherazi mbretëresha në fuqi e konkursit “Mis Kosova 2011″, Afërdita Dreshaj, këto ditë ka qenë e impenjuar me përgatitjet dhe realizimin e një shërbimi të ri fotografik, të cilin e ka anonçuar që më herët.

E fejuara e këngëtarit Shpat Kasapi ka punuar me një prej fotografëve të mirënjohur kosovarë dhe sapo ka mbaruar këtë set fotografish, nuk ka vonuar të hedhë disa prej tyre në rrjetet e popullarizuara sociale, me qëllim që të admirohet nga fansat. Me këtë rast, ka shkruar edhe në Twitter:  “Up so early, …photo shoot for a magazine cover”. 

E ka fjalën që është ngritur nga gjumi shumë herët, sepse duhet të realizojë fotosetin për një revistë. Se për cilën revistë bëhet fjalë, këtë do ta mësojmë shumë shpejt, edhe pse në fotot që na ka servirur, ajo ngjan shumë me supermodelet e njohura të “Victoria’s Secret”, që shquhen për pozat me të brendshme dhe krahë engjëjsh.

Ndoshta Afërdita si modele që është, përherë ka ëndërruar të jetë pjesë e VS-së, gjë që pak a shumë e ëndërrojnë të gjitha modelet e botës, ndaj ka dashur t’u ngjajë të pakën për pak momente engjëjve si Miranda Kerr, Adriana Lima, Alessandra Ambrosio etj. Vetëm pak kohë më parë, kushërira e Afërditës, modelja Tika Camaj Ivezaj, gjatë një audicioni për modele në agjencinë VS, arriti deri në “Top 5”, por nuk ia doli më tej!

Standard

Tags: , , , , , , ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Air Kosova
Kosmobile - Kosova Mobile
Shpallje