Akan Ismaili, zyrtarisht Ambasador i Kosovës në SHBA

Written by admin on . Posted in Lajme

Presidentja e Republikës e Kosovës, Atifete Jahjaga ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Punëve të jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj dhe ambasadorin e ri të Kosovës në SHBA, Akan Ismaili.

Presidentja Jahjaga dhe Ministri i Jashtëm Hoxhaj diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës dhe i dhanë mbështetje në misionin e tij Ambasadorit të ri në SHBA, Akan Ismaili.

Me këtë rast, Ambasadori Ismaili ka marr letrat kredenciale nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

“Presidentja Jahjaga e udhëzoi Ambasadorin Ismaili që t’ia përcjell dëshirat e saj më të mira Presidentit Obama për popullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për të avancuar dhe dinamizuar marrëdhëniet speciale ndërmjet dy vendeve”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë kosovare të Punëve të Jashtme.

Ambasadori Ismajli me 02.05.2012 do t’i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.

Ambasadori Ismajli para nisjes për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ketë takime edhe me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me Kryeparlamentarin Jakup Krasniqi dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Tags: , , , , , , ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Air Kosova
Kosmobile - Kosova Mobile
Shpallje