Aksidentohet makina e eskortës së Berishës plagosen 2 persona

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Aksidentohet makina e eskortës së Berishës plagosen 2 personaSARANDË- Pasditen e sotme një prej makinave të eskortës së kryeministrit Berisha, që e shoqëronte gjatë fushatës elektorale ka dalë nga rruga, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy persona që udhëtonin në të.

Aksidenti ndodhi sot në Qafë Gjashtë të Sarandës, ndërsa policia deklaron se shkak për të është bërë shpejtësia e madhe me të cilin lëvizte mjeti.

Po sipas burimeve të policisë, personat e përfshirë në aksident janë transportuar menjëherë drejt spitalit. Drejtori i spitalit “Petro Nako” të Sarandës, Arben Vogli, tha se gjendja e dy të plagosurve është stabilizuar dhe pas analizave paraprake ata do të udhëtojnë drejt Tiranës. Vogli tha se të dy pacientët kanë marrë plagë të lehta në kraharor.
(m.a/BalkanWeb)

Tags: , ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova