Arrestohen 3 klandestinë algjerianë dhe 1 turk

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Arrestohen 3 klandestin algjerian dhe 1 turkTIRANË- 4 klandestinë janë arrestuar sot nga policia e kryeqytetit në zonën e Doganës në Tiranë. Katër shtetasit e huaj, 3 alegjeriane dhe një turk janë arrestuar, ndërsa qëndronin në zonën e Doganës në pritje të një makine për të udhëtuar drejt Shkodrës, ku dyshohet se do të kalonin kufirin drejt Malit të Zi.

Sipas policisë 4 klandestinët të cilët kanë hyrë në Shqipëri përmes pikës kufitare të Kakavijës, dyshohet të kenë qenë fshehur në një kamion. Ata kanë kryer linjën Algjeri-Turqi, Turqi –Greqi, Greqi-Shqipëri me destinacion nga të dhënat e para gjatë marrjes në pyetje, Malin e Zi.

Edhe më parë ky intnerar i trafikut të klandestinëve është pikasur nga policia. Në muajin nëntor 11 shtetas kurd u kapën të fshehur në një kamionë. Ata kishin ndjekur po të njëjtën rrugë, ndërkohë që destinacioni i tyre final ishte Italia.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Tags: , ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova