Arrestohen dy zyrtarë për marrje ryshfeti

Written by admin on . Posted in Lajme

Arrestohen dy zyrtar pr marrje ryshfetiPRISHTINË- Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.

Mediat vendase bëjnë me dije se Xhemail T. dhe Fatmir V, janë arrestuar gjatë një operacioni policor të drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në kuadër të sektorit për hetimin e korrupsionit.

Të dyshuarit njëri nga të cilët zyrtar në administratën e Ministrisë se Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural thuhet se me qëllim të përfitimit material kanë marrë ryshfet në vlerë prej 140 eurosh nga ankuesi me qëllim që këtij të fundit t’i mundësoheshin përfitime ne dhënien e subvencioneve për kultura bujqësore.

Me urdhër të Prokurorit dy të dyshuarve për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, për të vazhduar me procedurë të mëtjeshme.
(e.m/tg/BAlkanWeb)

Tags:

Trackback from your site.

Leave a comment

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova