Austria mbështet fuqishëm Kosovën në rrugën evropiane
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë qëndrimit në Vjenë është takuar me Sekretarin Shtetëror të Austrisë, Wolfgang Waldner, i cili ka premtuar mbështetjen austriake për Kosovën në reformat e nevojshme në rrugës e saj evropiane.
Me këtë rast, ministri Enver Hoxhaj ka informuar Weldnerin lidhur me zhvillimet në Kosovë, reformat dhe proceset e tjera shtetndërtuese.
Nga ana tjetër, Sekretari Shtetëror i Austrisë, Wolfgang Waldner ka thënë se Republika e Kosovës, shteti më i ri në Evropë ka bërë progres të pakthyeshëm.
Procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me gjithë vështirësitë është duke shkuar përpara. Edhe Kosova possibility pas hapi është duke iu afruar Bashkimit Evropian, ka shtuar Waldner.
Ai ka paralajmëruar që Austria edhe më tutje, me gjithë fuqinë që ka, do të mbështes Republikën e Kosovës në reformat e nevojshme në rrugës e saj evropiane.
Duke folur për përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur, Waldner ka theksuar se Austria që nga fillimi ka qenë një përkrahës i madh i Planit të Ahtisaarit.
Ajo që është pagëzuar në Vjenë, mund të ketë edhe përfundimin e suksesshëm të saj. Kjo tregon që bashkësia ndërkombëtare është gati të përfundojë misionin e mbikëqyrjes, nëse plotësohen parakushtet e duhura, ka shtuar ai.
Kjo, sipas Waldner, duhet të jetë edhe një shtysë e fuqishme për bashkëpunimin konstruktiv në rajon.
Shpërndaje:
Tags: Austria, Edhe Kosova, Enver Hoxhaj, Sekretari Shtet, Sekretarin Shtet, Wolfgang Waldner
Trackback from your site.








