Baloteli shpëton Sitin, Junajtid mposht Arsenalin
ANGLI- Spektakël dhe gola në dy ndeshjet e fundit të javës së 22-të të Premier Ligës. Mançester Siti dhe Mançester Junajtid kanë fituar të dyja, duke ruajtur diferencën prej 3 pikësh nga njëra-tjetra. Në “Etihad Stadium”, Siti mposhti 3-2 Totenhemin, falë një goli të minutës së 95-të të Balotelit, me penallti. Edhe pse e çoi takimin në 2-0 në fillimin e pjesës së dytë, Siti u barazua nga miqtë, falë golave të Defo e Bejl.
Por, penalltia e marrë nga Baloteli në shtesë, u kthye në gol nga vetë ai. Ndërkohë, Mançester Junajtid mposhti 2-1 Arsenalin në “Emirates Stadium”, duke treguar se mbetet një emër i frikshëm në Angli. Valencia shënoi në fundin e pjesës së parë, ndërsa në mesin e të dytës barazoi Van Persi. Goli i fitores u shënua nga Uellbek.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)
![]()
Tags: Premier Lig, Van Persi
Trackback from your site.



