Bamir Topi më i përshtatshmi për rolin e Kolin Firth në filmin e “E folura e Mbretit”
Gazeta amerikane “San Antonio Express” publikoi listën e lidërve botëror më fotozhenikë, të cilët sipas autorit të shkrimit, mund të kenë edhe role kryesore në filmat më të mirë në Hollivud. Në shkrimin me titull “Njëmbëdhjetë lidër botëror, pothuajse në mënyrë të barabartë të bukur si Xhorxh Kluni”, në komentin për presidentin shqiptar Bamir Topi thuhet se është më adekuati që të luajë rolin e Kolin Firtit në filmin “E folura e Mbretit”, ndërsa për presidentin serb thuhet se është më perfekti për rolin e Jamess Bondit. Midis njëmbëdhjetë lidërve më fotozhenikë, të cilët mund të luajnë role kryesore të aktorëve të njohur, janë theksuar edhe presidenti rus Dmitrij Medvedev, i cili do të mund të zëvendësonte Tom Kruzin në filmin “Top Gan” dhe kryeministri francez Fransoa Fijon, i cili do të mund të zëvendësonte Harison Fordin në filmin “Aeroplani presidencial”.
Comments
comments
Trackback from your site.



