Basha: Kryesoj, por do pres rezultatin e institucioneve
TIRANË- Nga Selia Blu kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës deklaroi se pavarësisht se ai kryeson me 77 vota kundrejt rivalit të tij ai po pret i qetë rezultatin e institucioneve kopetente.
“Dua të falenderoj edhe një herë qytetarët e Tiranës që morën pjesë në zgjedhjet e 8 majit. Gjithë populli po pret rezultatin dhe ndonëse kryesoj me 77 vota po pres derisa procesi të përfundojë”,- deklaroi Basha.
Ndërkohë teksa Komisioni Qendror Zgjedhor ka miratuar kërkesën e Partisë Demokratike për hapjen edhe të 26 kutive të tjera, kandidati demokrat theksoi se numërimin e fletëve të kontestuara po e shohin të gjithë drejpërdrejt dhe nuk ka vënd për manipulime sic pretendon opozita
“Cdo votë për kryetarin e bashkisë dhe ato të kontestuara qytetarët po i shohin në ekran, cdo votë është parë dhe lexuar në televizon dhe kundërshtari thotë se janë manipuluar ndërkohë që nuk paraqet asnjë provë dhe fakt të vetëm që vërtetojnë manipulimin dhe nuk ka ngritur asnjë procedim ligjor”, – nënvizoi Basha.
Basha tha se është detyrim ndaj votuesve që cdo votë të numërohet ndërkohë që theksoi se rivali i tij Edi Rama nuk do të pohojë se është kundër numërimit të cdo vote dhe për këtë ka ndërrmarrë një fushatë përbaltjeje ndaj procesit transparent.
“Nuk është kanibalizëm të përfshihen vota në një proces transparent . Ne jemi dëshmitarë që nuk ka ndodhur asnjë manipulim. A duhet të numërohet çdo votë apo jo? Unë besoj se po. Mendoj se e drejta është në anën time. Nuk jam unë ai që vendos për këtë gjë, por janë institucionet kushtetuese. Rivali im nuk dëshiron të pohojë se është për numërimin e çdo vote, por po përbalt procesin. Është e papranueshme për çdo kandidat e parti që të ushtrojë presion ndaj institucioneve kushtetuese”,- deklaroi kandidati i PD.
Duke i’u referuar rezultatit të ngushtë të Tiranës, Basha tha se demiokracia funksionon edhe kur rezultati është i ngushtë pasi ai është vullneti i popullit ndaj edhe cdo votë e qytetarëve duhet numëruar.
“Demokracia funksionon me lehtë kur rezultati është i thellë, por ajo është edhe më e mirë kur rezultati është i ngusdhtë në favor të ligjit. Demokracia funksionon mirë edhe kur kemi rezultat të ngushtë, unë kam besim tek qytetarët dhe vullneti jua dhe zëri juaj duhet të respektohet dhe për këtë arsye cdo votë duhet të numërohet që zëri i qytetarëve të dëgjohet.”,- tha kandidati i PD, për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha.
(e.m/BalkanWeb)
![]()
Tags: Edi Rama, Komisioni Qendror Zgjedhor, Lulzim Basha, Partis Demokratike, PD
Trackback from your site.



