Basha: Më shumë investime për Tiranën nga lehtësirat fiskale
TIRANË- Kandidati i maxhorancës për kryetar Bashkie në Tiranë, Lulzim Basha, në një bisedë që zhvilloi me banorët e minibashkisë nr.11 në kryeqytet, i informoi ata për efektet pozitive që do të sjellë në Tiranë transparenca në qeverisje dhe lehtësirat fiskale.
Lulzim Basha, në bashkëbisedimin e zhvilluar me banorë të zonës së Kodër Kamzes, tha se për të, si kryebashkiak i ardhshëm, punësimi është objektivi numër 1.
“A nuk është punësimi problemi më i madh sot në Tiranë? Po si mund të thotë kryetari i bashkisë që ky nuk qenka problemi i tij më i madh? Ne do ta vendosim punësimin si objektiv kryesor të aktivitetit të përditshëm të bashkisë së Tiranës. Me uljen e taksave, me fondin e garancive, ne do të mund të krijomë vetëm gjatë 6 muajve të parë, jo më pak se 10 mijë vende të reja pune. Por ne do të vazhdojmë në këtë rrugë, duke hapur punime ne infrastrukture në të gjithë qytetin”, u shpreh Basha në përgjigje të shqetësimit të qytetarëve.
(m.a/BalkanWeb)
![]()
Tags: Lulzim Basha
Trackback from your site.



