Bashkia: Investitorët britanikë të bëhen pjesë e projekteve të Tiranës
TIRANË- Me miratimin e Planit të ri Urbanistik, do të hapet rruga për mjaft investime, për të cilat do të kërkohet edhe nevoja e bashkëpunimit me sektorin privat.
Për këtë nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku, ftoi investitorët britanikë të bëhen pjesë e projekteve strategjike të Bashkisë.
E pranishme në Forumin Ekonomik Britani-Shqipëri, Tabaku shpalosi mundësitë reale se ku investitorët britanikë mund të investojnë në Tiranë.
Tabaku përmendi edhe projektet strategjike si zgjatimi i bulevardit kryesor të qytetit, ndërtimi i Terminalit të ri të pasagjerëve, reabilitimin e Lumit të Tiranës deri në zonën e liqenit të Paskuqanit, ndërtimin e terminalit multimodal, etj.
(ma.ar/BalkanWeb)
![]()
Tags: Jorida Tabaku
Trackback from your site.



