Bashkim Fazliu – Migjeni braktis PDK’në

Written by admin on . Posted in Lajme

Aktivisti shumëvjeçar i PDK-së, Bashkim Fazliu – Migjeni, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet dhe anëtarësia e PDK-së. Këtë vendim, ka thënë ta ketë bërë për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin e tij, i zhgënjyer nga rrjedhat e fundit në parti dhe nga akumulim i gjatë i zhvillimeve jo-demokratike brenda përbrenda PDK-së.

“Mua më vjen keq të konstatoj kësisoj, pasi ka vite e vite që kam kontribuar në këtë subjekt, duke mos pasur kurrfarë interesash personale, pos atyre të përçimit të interesave të qytetarëve të Kosovës. Kontributi im ka qenë i vazhdueshëm qoftë në aspektet organizative, mobilizuese, financiare e po ashtu edhe në krijimin e një kulture demokratike të debatit të brendshëm, duke e hapur PDK-në sidomos në Ferizaj”, thuhet tekstin e dorëheqjes së tij. Ai ka shtuar se ende ka dinozaurë apo fosile të politikës, të tipit Adem Salihaj edhe në PDK-Ferizaj dhe më gjerë, njerëz të stilit dhe kohës së njëjtë, të mësuar me lojëra të pista dhe pa kurrfarë burrnie, që shkelin mbi çdo vlerë demokratike me qëllim të vetmin tendermaninë dhe uzurpimin e hapësirave publike, ku korrupsioni ka arritur kulmin e tij, atëherë çdo vazhdimësi e tij në këtë grupim politik me këtë strukturë, do ta bënte edhe ate bashkëfajtor nëse do të heshte dhe të mos vepronte.

“E keqja e Kosovës, e skenës politike kosovare është PARA-POLITIKA, një frazë aq shumë e përmendur nga Hashim Thaçi Co., sa ishim në opozitë dhe e zbatuar dhe e përkrahur aq shumë nga po ky, Hashim Thaçi Co., tash që jemi në pozitë. Pra, më vjen keq që arrita vonë të zbuloja se pas çfarë njerëzish kam vrapuar, duke besuar në vlerat demokratike, e sidomos në vlerat e luftës, të cilat i kanë shkelur me të dyja këmbët! Si ka fytyrë të del para bashkëluftëtarëve dhe të gënjen haptazi, duke mos bërë asgjë për ta, duke lënë që bashkëluftëtarët të jetojnë në mizerie e deri tek vetëvrasjet, pa e zgjidhur statusin e Veteranit të UÇK-së. Sigurisht, nuk është prioritet dhe nuk do të jetë kurrë as 13 vite pas luftës, pasi Hashim Thaçi Co, ka prioritete tjera, fatkeqësisht, në dëm të Kosovës, në dëm të së ardhmes së fëmijëve tanë!”, thuhet në tekstin dorëheqjes së Fazliut duke shtuar se i ka të freskëta kujtimet kur edhe në Ferizaj vendimet që përfshijnë kategorinë e luftës, të cilat janë bllokuar për mos-realizim nga establishmenti i PDK në Ferizaj dhe faktorët e PARA-POLITIKËS.

“Më vjen keq që PDK-ja, si pjesë e spektrit politik në Kosovë, definitivisht është duke u shndërruar në një parti diktatoriale dhe kjo nuk i bën nder qytetarëve të Kosovës dhe as demokracisë”, shkruan Fazliu duke shtuar se largim i tij nga PDK-ja nuk nënkupton edhe largimin nga politika dhe nga aktiviteti. “Unë do të vazhdoj t’i qëndroj besnik parimeve të demokracisë, të lirisë së fjalës dhe do të jem përherë zë i pandalshëm i luftimit të krimit dhe korrupsionit në shoqërinë tonë, pavarësisht prej kostos personale”, përfundon teksti i dorëheqjes së Fazliut.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Tags: , , ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Air Kosova
Kosmobile - Kosova Mobile
Shpallje