BE-ja duke favorizuar Serbinë, po favorizon destabilizimin e rajonit

Written by admin on . Posted in Lajme

Aktivistë të Shoqatës ”Vatra”, nëpërmjet një aksioni para Zyrës së Bashkimit Evropian, kërkuan ndaljen e arrestimeve politike nga ana e Serbisë dhe po ashtu kërkuan nga Bashkimi Evropian t’i ndal favoret për shtetin kriminal serb, pasi që duke favorizuar këtë shtet, po favorizon destabilizimin e rajonit.

Aktivistët e Shoqatës ”Vatra”, në shenjë proteste për arrestimet e fundit, në mëngjesin e së martës janë mbledhur përpara ndërtesës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, ku edhe kanë vendosur një pankartë ku shiheshin fotografitë e kriminelit Sllobodan Millosheviq dhe ish-zëdhënësit të tij, Ivica Daçiq, dhe në të cilën thuhej “Aty ku mbete ti, po e vazhdojë unë”.

Aktivisti i Shoqatës ”Vatra”, Kushtrim Kadriu deklaroi se qytetaret e Kosovës po shohin spektakle të arrestimeve të përgatitura nga regjisori, i cili me profesion është kriminel, Ivica Daçiq, madje sipas tij ky njeri shkon aq larë sa cenon edhe integritetin territorial të një shteti tjetër.

“Ne po shohim çdo ditë filma aksion të përgatitura nga Ivica Daçaq, duke arrestuar edhe rojet e rendit. Për këtë gjë ai para pak kohësh paralajmëroi me gojën e tij, duke thënë se arrestimet do të jenë reciproke”, ka thënë Kadriu.

Sipas tij, ish presidenti serb, Sllobodan Millosheviqi i la amanet pasardhësit të tij, ish-zëdhënësit të partisë së tij, Ivica Daçiq, që të vazhdojë rrugën e tij, duke u hakmarrë te qytetarët e Kosovës.

“Nëpërmes këtij aksioni i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian t’i ndal favoret për shtetin kriminal serb, pasi që në udhëheqësit e shtetit kriminal serb qëndrojnë kriminelët e luftës dhe duke favorizuar këtë shtet, këtë aparat kriminal, po favorizon destabilizimin e rajonit”, ka thënë Kadriu.

Ndryshe, sipas tij edhe gjatë ditës së djeshme policia serbe ka arrestuar një qytetar tjetër që jeton në Gjilan. Është fjala për Arben Murselin nga Lashtica, familja e të cilit është e shqetësuar pasi që ende nuk dihet asgjë për fatin e tij. (Kosovapress)

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Tags: , , , , , , ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Air Kosova
Kosmobile - Kosova Mobile
Shpallje