Berisha: Arritjet në futboll, 10 mijë euro lojtarëve të kombëtares

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Berisha: Arritjet në futboll, 10 mijë euro lojtarëve të kombëtaresTIRANE- Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë Kryeministri Berisha e nisi diskutimin e tij me futbollin. Duke u ndalur tek rezultat e kënaqshme të kombëtares së futbollit, sidomos pas fitores me Bjellorusinë, Berisha premtoi shpërblim për lojtarët e trajnerin.

“Do shpërblejmë me 10 mijë euro secilin lojtar të ekipit kombëtar dhe me 15 mijë euro kapitenin Lorik Cana, trajnerin dhe golëshënuesin Salihi. Vendimi u mor pasi kombëtarja shqiptare ka shënuar arritjet më të mëdha në tërë historinë e ekzistencës së futbollit shqiptar”,- tha kryeministri

Fitoren me Bjellorusinë Kryeministri Berisha e cilësoi si ogurin më të mirë në këtë pranverë, ndërsa shtoi se një rol të rëndësishëm në këtë fitore patën edhe tifozët kuq e zi.

“Fitorja me Bjellorusinë ishtë oguri i bardhë i kësaj pranvere, i këtij sezoni. Respekt i vecantë për tifozerinë e zjarrtë shqiptare, faktor i rëndësishëm i kësaj performance”,- tha më tej Berisha.

BERISHA: HEQIM TAKSËN DOGANORE PËR BIZNESIN FASON
Gjatë mbledhjes së qeverisë kryeministri Berisha deklaroi se do të bëhet e mundur heqja e taksës doganore për biznesin fasion, një nga bizneset më të rëndësishme në vend.

“Industria Fason është ndër më kryesoret në vend. Kjo industri ka bërë që prodhimet shqiptare të kenë treg të garantuar në të gjithë botën, ka përbërë vitin që kaloi 2/3 e eksporteve. Industria fason ka në meritë më të vecantë se të tjerat. Merita e saj është punësimi. Do zerojmë taksën për industrinë fasone, duke hequr tarifën doganore për mallrat e industrisë fasone”,- tha Berisha gjatë fjalës së tij.

(m.a/BalkanWeb)


VIDEO: Berisha: Arritjet në futboll, 10 mijë euro lojtarëve të kombëtares

Tags: , , ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova