Berisha mesazh ngushëllimi për humbjen e Princit të Arabisë

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Berisha mesazh ngushllimi pr humbjen e Princit t ArabisTIRANE - Kryeministri Berisha i ka dërguar sot një telegram Madhërisë së tij, Kujdestarit të dy Xhamive te Shenjta, Mbretit të Arabisë Saudite Abdullah bin Abulaziz Al Saud ku i shpreh atij, në emër të qeverisë shqiptare, ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Princit të Kurorës, zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Brendshëm të Mbreterisë së Arabisë Saudite, Nayef bin Abdulaziz Al Saud.

Në këtë mesazh drejtuar Madhërisë së Tij, Mbretit të Arabisë Saudite Abdullah bin Abulaziz Al Saud, kryeministri Berisha shkruan:
“Ndarja nga jeta e Princit te Kurores, zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm të Mbreterisë së Arabise Saudite, vëllait të dashur të Madhërisë suaj, Najef bin Abdel Aziz, ishte nje lajm tronditës dhe humbje e madhe për Madhërinë tuaj, vendin dhe kombin tuaj dhe per miqet tuaj ne Shqiperi dhe në botë.”- thuhet në mesazhin e kryeministrit Berisha.

“Shqiptarët dhe Shqipëria kanë pasur tek Princi i Kurorës një mik të madh dhe të çmuar. Duke ndarë zinë dhe hidhërimin e kësaj dite të rëndë, në emër të qeverisë shqiptare ju përcjell ju Madhëri, familjes dhe kombit tuaj mik, ngushëllimet më të sinqerta dhe i lutem Zotit, se bashku me ju, që shpirti i vëllait Najef, Princit të Kurorës, të gjejë paqen e merituar”- përfundon mesazhi.

(er.nu/BalkanWeb)

Tags: , , , , ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Air Kosova
Kosmobile - Kosova Mobile
Shpallje