Berisha viziton panairin vlerëson investimet turke
TIRANË- Kryeministri Berisha vizitoi sot Panairin e 5-të të Produkteve Turke, i cili organizohet nga Dhoma e Tregëtisë së Stambollit në Pallatin e Kongreseve.
Në këtë ekspozitë, në të cilën do të takohen bizneset turke dhe ato shqiptare e ku do të prezantohen produktet turke të eksportit, marrin pjesë rreth 60 kompani turke.
Kryeministri shprehu kënaqësinë se investimet turke në Shqipëri janë rritur mbi 5 herë, të cilat janë ndër më të rëndësishmet e vendit dhe që shtrihen në të gjitha fushat, telekomunikacion, banka, metalurgji dhe shumë të tjera.
(NEWS24/BalkanWeb)
![]()
Tags: Produkteve Turke
Trackback from your site.



