Bllokadë në Merdar, pritje të gjata të kosovarëve

Written by admin on . Posted in Lajme

Në zonën, ku të shtunën janë arrestuar dy policët kosovarë, të cilët po patrullonin në Zonën e Gjelbër të kufirit Kosovë-Serbi, në Merdar, tashmë janë formuar autokolona prej disa kilometrash me automjetet e shqiptarëve të Kosovës.

Ata tregojnë se po mbahen nëpër kufi me orë të tëra. Për shkak të pritjes së gjatë, shumë prej tyre kishin lënë makinat në anën serbe dhe ishin nisur në këmbë për të kaluar në territorin kosovar. Madje disa prej tyre tregojnë se për të kaluar kufirin policia serbe i ka detyruar të japin edhe ryshfet, raporton Top Channel.

Ndërkohë një bashkatdhetar, i cili kishte një vulë të shtetit shqiptar, serbët nuk e lejuan të kalojë në pikë kalimin kufitar në Merdar.

Drejtuesit e automjeteve të rënda tregonin se nëpër pikat kufitare janë detyruar të presin edhe më shumë se 20 orë.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Tags: ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Air Kosova
Kosmobile - Kosova Mobile
Shpallje