Bora "anulon" vizitën e Kuperit në Kosovë

Written by admin on . Posted in Lajme

(E plotësuar)Vizita e paraparë të zhvillohet sot në Prishtinë nga ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Robert Kuper, është anuluar për shkak reshjeve të mëdha të borës.

Kuper, një ditë më parë, ka qenë në Beograd, për të biseduar me shefin e delegacionit serb në dialog, Borisllav Stefanoviq.

Mësohet se ky i fundit i ka propozuar ndërmjetësit evropian disa propozim-modele për përfaqësimin rajonal të Kosovës, që, sipas tij, janë në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së.

Përpjekja për Fusnotë

Lehtësuesi europian, Robert Cooper arrin sot në Prishtinë, pas vizitës që i ka bërë Beogradit. Ai po përpiqet t’i shtyjë palët që të arrijnë marrëveshje rreth përfaqësimit rajonal të Kosovës. Serbia po insiston që kjo të bëhet përmes Rezolutës 1244, derisa pala kosovare preferon që një gjë e tillë të ndodhë papa paragjykuar statusin.

Lehtësuesi europian, Robert Cooper ka qëndruar të mërkurën në Beograd për t’u dhënë shtytje përpjekjeve për arritjen e marrëveshjes rreth përfaqësimit rajonal të Kosovës.

Britaniku ka takuar atje negociatorin Borko Stefanovic, derisa të enjten pritet të qëndrojë në Prishtinë për të marrë edhe qëndrimet e palës kosovare rreth kësaj çështjeje.

Marrëveshja për përfaqësimin rajonal është kyçe në përparimin e Serbisë drejt Bashkimit Europian pasi vendet anëtare tashmë kanë kushtëzuar Beogradin që të gjejë gjuhën e përbashkët me Kosovën rreth kësaj çështjeje.

Bashkimi Europian pritet ta thotë fjalën e oldster rreth kandidaturës së Serbisë më 27 shkurt.

E deri atëherë, ndërmjetësi Cooper do të provojë t’i bindë palët që të pajtohen rreth përfaqësimit të Kosovës në forume rajonale, ku e pranishme është edhe Serbia.

Qeveria e Serbisë ka njoftuar të mërkurën se Stefanovic tashmë i ka ofruar Cooperit disa propozime me të cilat kërkohet respektimi i Rezolutës 1244, derisa gjatë takimit të tyre kanë folur edhe rreth zbatimit të marrëveshjeve që janë arritur më herët.

“Janë propozuar disa modele”, thuhet në njoftimin e qeverisë serbe.

“Gjatë bisedave është vlerësuar se implementimit i marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut po zhvillohet me një temp të mirë dhe është e nevojshme që palët të bëjnë më shumë përpjekje në mënyrë që marrëveshjet e arritura të implementohen plotësisht”, thuhet në njoftim.

E derisa Cooper po vazhdon përpjekjet që të rikthejë palët në tryezë përmes vizitës në rajon dhe videkontakteve nga Brukseli, Përfaqësuesja e Lartë e BE’së, Catherine Ashton tha se ekziston dëshirë e madhe në Këshill të BE’së që Serbia të konfirmojë përkushtimin e saj për vazhdimin e dialogut duke mundësuar një vendim pozitiv në shkurt rreth kandidaturës së saj.

Një gjë të tillë e ka theksuar edhe Komisari për Zgjerim, Stefan Fule, i cili ka deklaruar se pret që Beogradi të jetë aktiv dhe të bëjë përparime të prekshme në çështjen e përfaqësimit rajonal.

E në Serbi presin që Cooper të dalë me një zgjidhje të menjëhershme, sipas të cilës, në tabelat ku shkruhet emri i Kosovës, të shkruhet edhe Rezoluta 1244 e KS të OKB’së.

Borislav Stefanovic ka thënë se takimi me Cooperin do të jetë një shans i mirë që përmes opsioneve të ndryshme të gjendet zgjidhja për përfaqësimin rajonal që sipas Beogradit nënkupton përdorimin e Rezolutës 1244.

Por pala kosovare insiston që Rezoluta 1244 tashmë është e tejkaluar.

Zyrtarë në Qeverinë e Kosovës kanë thënë të enjten për Kosovën se pala kosovare në asnjë mënyrë nuk do të pranojë një zgjidhje në të cilën përmendet Rezoluta 1244.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka deklaruar se vazhdimi i dialogut tashmë është dashur të ndodhë.

Ajo ka konfirmuar se një prej çështjeve që do të bisedohet me ndërmjetësin e BE’së, do të jetë përfaqësimi i Kosovës në nismat rajonale.

Por ajo ka theksuar se ka një propozim se si do të jetë fusnota që do ta përfaqësojë Kosovën në këto nisma, e që sipas saj, do të jetë diçka e ngjashme me modelin që ka Maqedonia sot.

“Propozimi ynë është që fusnota të shprehë realitetin që Kosova është e njohur nga shumica e vendeve të rajonit, meqenëse po flasim për rajonin, duhet të thuhet është e njohur nga shumica e vendeve të rajonit”, ka thënë Tahiri.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Tags: , , , , , ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova