Borë në gjithë Kosovën, vështirësohet qarkullimi

Written by admin on . Posted in Lajme

Bor n gjith Kosovn, vshtirsohet qarkullimiPRISHTINE-Reshjet e pandërprera të borës, të nisura të martën gjatë orëve të mbrëmjes, kanë vështirësuar qarkullimin në të gjitha rrugët e Kosovës.

Sipas njoftimeve nga terreni, akset rrugore po mbulohen shumë shpejt nga bora, pavarësisht se kompanitë pastruese janë mobilizuar.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Sabrije Kamberi pohon se rrugët janë të kalueshme për momentin të gjitha. Policia konfirmon se një problemika ndodhur në afërsi të pikës kufitare te Dheut të Bardhë, në Komunë të Kamenicës, ku një kamion është përmbysur, duke lejuar kështu kalimin vetëm të automjeteve të vogla.

“Në bazë të kontakteve që ne vazhdimisht i mbajmë me drejtoritë rajonale të Kosovës, të gjitha rrugët rajonale e magjistrale janë të kalueshme”, ka thënë Kamberi dhe ka shtuar se vështirësitë më të theksuara po paraqiten në rrugët rurale të qyteteve. Ajo ka pranuar se vështirësi të theksuara qarkullimi po paraqiten edhe në Dragash, Prevallë e Glloboçicë, ndërsa u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të mos qarkullojnë pa patur me vete zinxhira.

(d.b/BalkanWeb)

Tags: ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova