Brace: Basha bleu shtëpinë në Holandë me pasaportë të skaduar
TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Brace, bëri sot publike, akuza të tjera ndaj kandidatit të mazhorancës, Lulzim Basha në lidhje me pasaportat diplomatike e shtëpinë e blerë nga ai në Holandë. Sipas Braces, Basha ka përdorur në kohë të ndryshme 7 pasaporta, dukemundur të fshehë pasuritë dhe shitjet e paligjshme të tyre, sipas tij.
“Ish- ministri Lulzim Basha ka disponuar dhe përdorur dhe përdorur në kohë të ndryshme këto 7 pasaporta, tre të zakonshme dhe 4 diplomatike. Nga analiza e këtyre të dhënave rezulton se për periudhën 4 gusht 1997 deri në 4 gusht të vitit 2002, Lulzim Basha ka disponuar dhe ka përdorur njëherësh dy pasaporta. Për periudhën 29 maj deri në 4 gusht 2002, Basha ka disponuar 3 pasaporta. Për periudhën 10 tetor 2003 deri në 10 tetor 2008 Basha ka disponuar 4 pasaporta, 3 prej të cilave diplomatike, nga 10 tetor e nëvijim ka disponuar 3 pasaporta diplomatike”, tha Brace.
Duke bërë publike fakte, Brace tha se pasaporta me numër 0160138 e përdorur nga Basha për të blerë shtëpinë në Holandë ka qënë e skaduar. Shtyrja e afatit të përdorimit të saj, sic tha Brace nuk rezulton në sistem sikundër pretendon Basha.
“Dy pasaportat e para të tij, ato me numra 0160138 dhe 0846319, të dyja të zakonshme kanë qënë të vlefshme njëherësh për periudhën 4 gusht 1997, 4 gusht 2002. Kjo është periudha kur Lulzim Basha ka kryer blerjen e shtëpisë shumë të përfolur në Hollandë. Po të analizosh datat, sheh se pasaporta me numër 0160138 ka pasut afat skadence në 13 dhjetor 2001. Kjo pasaportë figuron në aktin e blerjes së shtëpisë nga ana e zotit Basha në Hollandë në dhjetor të vitit 2002, pra 1 vit pas datës së shënuar në të dhëna, apo regjistër si afati i skadimit të saj, Lulzim Basha pretendon se ka bërë dy herë shtyrje afati për të, në vitet 2001 dhe 2002, por në sistem këto dy shtyrje nuk janë të shënuara dhe nuk rezultojnë”, nënvizoi Brace.
(m.a/BalkanWeb)
![]()
VIDEO: Ps, Brace: Basha identitete të shumëfishta për të fshehur pasurinë
Tags: Brace Basha, Lulzim Basha, Sipas Braces
Trackback from your site.



