Brazili mposht Britaninë, shkëlqen Neymar
Kombëtarja braziliane e ka mposhtur Britaninë e Madhe në miqësoren përgatitore para Lojërave Olimpike me rezultat 2-0.
Sandro i dha epërsinë Brazilit pas një goli me kokë në pjesën e parë pas 13 minutash lojë, një sfidë të cilën brazilianët edhe e dominuan.
Në minutën e 35-të u akordua penalti për Brazilin pas një dueli të ashpër të Micah Richards me Hulk. Neymar e ekzekutoi goditjen nga pika e bardhë për 2-0 dhe rezultatin përfundimtar.
Brazili kështu hyn në Lojërat Olimpike si një prej favoritëve, teksa Britania do të shpresojë të rigjejë formën dhe të kërkojë medaljen e artë para tifozëve vendas.
(ar.ku/BalkanWeb)
![]()
Tags: Micah Richards
Trackback from your site.



