Breshëri i pazakontë dëmton kulturat në zonat e Korcës
KORCE-Fermerët e rajonit të Korcës kanë marrë një goditje të rëndë për shkak të breshërit një ditë më parë. Banorët thanë se kokrrat e breshërit ishin të një madhësie sa një kokërr arre ndërsa stuhia zgjati rreth 1 orë.
Kulturat e tyre bujqësore u shkatërruan dhe po kështu dhe pemët frutore, ndërsa fermerët apelojnë për ndihmë. Më të dëmtuarit janë fermerët e Libonikut dhe Bulgarecit të cilët prisnin të korrnin të mbjellat e tyre, grurë pemtari, vreshta. Sipas tyre, dëmë ekonomik është kolosal.
“Tregojnë të vjetrit se ka 50 vjet që breshër të tillë s’na kanë zënë sytë kurrë. Brenda 1 ore u shktaërrua cdo gjë. Unë si person kam 10 ha grurë, dhe nga ato parcela nuk marr dot asnjë kokërr gruri”, thotë një prej feremerëve.
“Gruri, patatja, të gjitha perimet dhe pemët. Nuk ka mbetur asgjë”, thote nje tjeter.
Drejtoria e Bujqësisë në Korcë ka ngritur grupe pune në terren për verifikimin e dëmeve.
Për fermerët e zonës kjo është goditja e dytë. Dy muaj më parë, tonelata me patate, qepë dhe mollë u hodhën në kanale e lumenj për shkak të mungesës së tregut.
(d.b/News24/BalkanWeb)
![]()
VIDEO: Breshri i pazakont dmton kulturat n zonat e Korcs
Trackback from your site.



