Buhler: Dhuna në Veri, jo reduktime në KFOR-it
PRISHTINE-Komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, ka thënë se Aleanca nuk i ka vazhduar planet për reduktimin e trupave, për shkak të shpërthimit të dhunës dhe kërcënimeve të vazhdueshme ndaj sigurisë, në pjesën veriore të Kosovës, me tensione etnike.
Në një intervistë për agjencinë Associated Press, të cilën e citon agjencia serbe FoNet, Buhler ka thënë se nuk mendon se do të ketë reduktime të mëtejshme në të ardhmen e afërt në misionin paqeruajtës ndërkombëtar të NATO-s, i cili ishte vendosur në fund të luftës në Kosovë, në vitin 1999.
“ Para se të ndodhë reduktimi duhet të plotësohen disa parakushte. Para se gjithash mendoj përmirësimin radikal të situatës së sigurisë në veri të Kosovës”, ka thënë Buhler.
Misioni kishte planifikuar reduktimin deri në 50% të 5 mijë trupave aktuale të NATO-s në Kosovë, deri në fund të këtij viti. Por, mospajtimi i dhunshëm kufitar, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, muajin e kaluar, e ka detyruar aleancën për sjelljen e përforcimeve nga Gjermania dhe Austria.
Buhler tha se në Veri mund të priten tensione të reja, pasi që bashkësia ndërkombëtare do t’i akuzojë serbët lokalë për bllokim të rrugëve dhe për hapje zjarri ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.
“Mendojë se mund të pasojnë reagime të ashpra në formën e demonstratave, me moslejimin e qarkullimit të lirë të njësive të KFOR-it dhe me retorikë të ashpër, por ne (KFOR-i) me të gjitha këta mund t’ia dalim”, ka thënë Buhler.
(d.b/BalkanWeb)
![]()
Tags: Associated Press, Austria, Erhard Buhler, KFOR, NATO, PRISHTINE
Trackback from your site.



