Bulqizë, vritet me thikë 21-vjecari, plagoset një tjetër

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Bulqiz, vritet me thik 21-vjecari, plagoset nj tjetrBULQIZË- Vrasje me thikë në qytetin e Bulqizës. Ngjarja e rëndë ndodhi sot në mbrëmje rreth orës 17:30, ku një 21 vjecar i identifikuar si Elton Koci ka mbetur i vdekur, ndërsa është plagosur edhe një tjetër i ri, shtetasi Andi Sulka.

Sipas të dhënave të para të policisë, ngjarja ka ndoshur në një bilardo, në qytetin e Bulqizës dhe autori i vrasjes e plagosjes është një 17-vjecar, i cili nuk është arrestuar ende. Nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

Dyshohet se djemtë mund të jenë grinder mes tyre, e më pas 17-vjecari ka qëlluar me thikë ndaj dy të rinjve, njërin prej tyre e ka lënë të vdekur, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje të rëndë, në spitalin e Bulqizës.

Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe për kapjen e autorit të krimit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Tags: ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova