Dritani: Asnjë nga banorët nuk i meriton 100 milionët

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Me votat e publikut, Dritani ka lënë shtëpinë e “Big Brother” mbrëmjen e së shtunës. Në një gjykim të tijin për banorët e mbetur në garë, ai thotë se asnjë nuk e meriton fitoren, sepse, sipas tij, nuk kanë dhënë aq sa duhet për një “reality show” të tillë.

Ermali nuk është burrë, nuk di ta respektojë femrën”

Tani e ka përfunduar aventurën e tij në “Big Brother”, edhe pse u mundua që të ndryshonte situatat në shtëpi. Ai mendon se u penalizua nga fakti që hyri vonë në lojë. Qëllimi i tij ishte të përçante grupet e krijuara dhe këtë e nisi me Gracianon, por nuk e arriti dot. Liamin e sheh si konkurrentin më të fortë brenda shtëpisë, ndërkohë që ka një antipati të hapur për Ermalin. Angazhimi i tij në vazhdim do të jetë lokali në Tiranë, ku është aksioner.

Keni vetëm pak orë jashtë shtëpisë. Jeni i mërzitur nga eliminimi i së shtunës?

I mërzitur po, prisja të shkoja deri në gjysmëfinale, sepse kishte të tjerë që po rrinin të stepur apo që nuk e dinin as ku ishin, si Erioni, Françeska, Genta, Arbri apo edhe Ermali që fshihet pas Françeskës. Të dy bëjnë lojë tërhiqe mos e këput. Java ka 7 ditë, dhe të gjithë këta e bëjnë me radhë se kush do të jetë kapiteni.

Ju jeni akuzuar vazhdimisht se nuk u pozicionuat brenda shtëpisë. Cila ishte loja juaj?

E them dhe do ta rithem që pozicionimin tim e kam pasur me Gracianon për dy javë rresht. Gjithçka u prish kur Graciano dëgjoi fjalën “thikë pas shpine” nga klipi i dhomës së rrëfimit, të cilën nuk e kam thënë me tendencë e as për të fyer Gracianon, por po sqaroja faktin se kur të ishim afër finales ne mund të përballeshim edhe bashkë. Ai i besoi fjalës dhe banorët e shfrytëzuan këtë moment, sepse kishin dy javë që po tentonin të na përçanin. Graciano u takua me Olën, vazhdoi me të dhe unë nuk kisha kohë të prisja. Ndenja me Ermalin, Françeskën, Erionin, diskutoja me ta, pastaj u afrova me Gerin, Liamin e Arbrin, po gërmoja diçka te të dyja grupet, por m’u dukën më të saktë e më të pjekur ata te grupi i Liamit, nëse mund t’i quajmë grup.

E ndiet veten pjesë e këtij grupi?

Luftoja për veten time, përderisa edhe vetë Liami luftonte për fitoren e tij. Nuk ishte e thënë që çdo gjë që do të më thoshin mua t’ia përcillja Liamit, sepse i binte që unë të punoja për të. Ai e ka shprehur hapur se do të luftojë për fitore dhe bravo i qoftë, kurse të tjerët luftojnë për famë, gazeta, bukuri, revista, gënjehen me 200 lekësha. Edhe unë e doja fitoren, por më penalizoi hyrja me vonesë. Banorët të suleshin në shtëpi për cigare, imagjino se çfarë mund të bënin për 100 milionë lekë.

Nëse nuk do të kishte ndodhur përçarja me Gracianon, cili ishte qëllimi juaj?

Nuk do t’i kisha lënë rehat, do t’i kisha përçarë të dyja grupet. Do të kurseja vetëm Liamin, sepse kam pasur respekt që në fillim kur hyra. E shihja që kishte bagazh e dinte të luante, kurse Ermali është i dobët. Ai është për turp, me atë nivel të ulët, me atë indiferentizëm që ka duke ndenjur te cepi që t’i shkojnë banorët!

Keni një lloj antipatie ndaj Ermalit, pse?

Nuk e kam dëgjuar akoma se çfarë ka thënë ai për mua, por unë ia kam shpjeguar të gjitha ato që kam pasur për të. Kam biseduar edhe me Françeskën, pasi kur ajo thoshte se nominonte më të dobëtit, atëherë kishte në krahun e saj një më të dobët se unë, sepse Ermali nuk di të respektojë një femër. Ai nuk e mbronte atë, nuk është mashkull, nuk është burrë.

E shihni lidhjen e tyre për lojë?

Edhe vetë Françeska e di që është lojë dhe ka luhatje të shpeshta. Të dy ia kanë frikën njëri-tjetrit. Ermali di vetëm të frenohet, por nuk ka një çift që të shkojë gjatë duke bërë të tillë lojë, tashmë bajate. Edhe nominimi që i bëri Françeskës ishte fals, as ai vetë nuk e di pse e bëri.

Kë shihni si fitues?

Nga të gjithë banorët që janë brenda nuk shoh asnjë, sepse duhet të japësh shumë për të fituar çmimin e madh prej 100 milionë lekësh në një “reality show” si “Big Brother”. Unë nuk do ia jepja asnjërit, por në këto kushte po them për Liamin.

Nëse do i fitonit, çfarë do të bënit me 100 milionët?

Do blija një shtëpi në Tiranë dhe kisha dëshirë që me disa prej lekëve të kisha një kanile për qentë diku jashtë Tirane, ku njerëzit të merrnin, të dhuronin qen. Një mënyrë jo për të fituar, por thjesht për ta pasur.

Cili do të jetë angazhimi juaj tani?

Angazhimi është të merrem me lokalin ku jam aksioner në Tiranë, nuk kam ndonjë plan tjetër. “Big Brother” ishte një kënaqësi, familjarët e mi ndihen mirë, por mbaroi.

 

Opinione

Ermali: Djalë që mendon se ka karakter, do të bëjë dhe të fortin dhe të zgjuarin, po nuk i bën dot të dyja.

Françeska: Nuk ke çfarë të thuash, njësoj si emri i saj. Çuditem si më qortonte mua për lojën, kur vetë nuk ka bërë ndonjë gjë.

Erioni: U mundova ta zgjoja nga gjumi, por sa çohej nga krevati më flinte te pishina. U bënte fresk banorëve.

Genta: Më pëlqente, diskutoje, bisedoje, por nuk e shoh si konkurrente. Nuk ishte për lojë në momentin që mendonte se kishte të tjerë më lart se veten.

Arbri: Flet shumë, por nuk vepron. Ai pret të shtunën që të shfaqet. Është i vogël, por si zhapik.

Liami: Është vërtet një lojtar që u nxjerr telat banorëve, si çiftit ashtu edhe vetë Arbrit. Arbri mendon se përballet me Liamin, por nuk ia del dot.  Gazeta Shqip

Ciljeta feston me tifozet e Skenderbeut (Foto)

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Titulli kampion per te dytin vit radhazi dhe per te treten here ne histori, e ka kthyer Korcen ne epiqendren e festes gjate ceremonise se dorezimit te trofeut. Ne nje koncert festiv ne stadiumin “Skenderbeu”, presidenti i FSHF-se Armand Duka ka dhene edhe medaljet per lojtaret kampione te Kategorise Superiore, si dhe trofeun e kampionatit.

Festa e titullit kampion ka zgjatur deri ne oret e para te mengjesit te se henes, ku protagonistet e titullit kane dale edhe ne qytet per te shfaqur me krenari trofeun. Pjese e ketyre festimeve duket se eshte bere edhe kengetarja Ciljeta Xhilaga, e cila e ka ndezur me shume atmosferen. Kengetarja kishte veshur nje fustan te shkurter gri, dhe nje pale taka “pink”, qe e tregojne ate shume seksi dhe provokuese.

Ajo kishte vene ne qafe edhe shallin e skuadres se Skenderbeut. Kengetarja kohet e fundit eshte ndare edhe nga i dashuri i saj, pasi ky i fundit eshte arrestuar ne Itali, per shperndarje lendesh narkotike.

Por kjo nuk e ka penguar kengetaren te vazhdoje perpara me aktivitetin e saj artistik dhe ate privat.

Pak dite me pare Ciljeta ka njoftuar edhe hapjen e biznesit te saj te ri te veshjeve, qe do te quaje “Just Ciljeta”. /shqiptarja/

Ciljeta feston me tifozet e Skenderbeut (Foto)

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Titulli kampion per te dytin vit radhazi dhe per te treten here ne histori, e ka kthyer Korcen ne epiqendren e festes gjate ceremonise se dorezimit te trofeut. Ne nje koncert festiv ne stadiumin “Skenderbeu”, presidenti i FSHF-se Armand Duka ka dhene edhe medaljet per lojtaret kampione te Kategorise Superiore, si dhe trofeun e kampionatit.

Festa e titullit kampion ka zgjatur deri ne oret e para te mengjesit te se henes, ku protagonistet e titullit kane dale edhe ne qytet per te shfaqur me krenari trofeun. Pjese e ketyre festimeve duket se eshte bere edhe kengetarja Ciljeta Xhilaga, e cila e ka ndezur me shume atmosferen. Kengetarja kishte veshur nje fustan te shkurter gri, dhe nje pale taka “pink”, qe e tregojne ate shume seksi dhe provokuese.

Ajo kishte vene ne qafe edhe shallin e skuadres se Skenderbeut. Kengetarja kohet e fundit eshte ndare edhe nga i dashuri i saj, pasi ky i fundit eshte arrestuar ne Itali, per shperndarje lendesh narkotike.

Por kjo nuk e ka penguar kengetaren te vazhdoje perpara me aktivitetin e saj artistik dhe ate privat.

Pak dite me pare Ciljeta ka njoftuar edhe hapjen e biznesit te saj te ri te veshjeve, qe do te quaje “Just Ciljeta”. /shqiptarja/

Leonora Jakupi fytyre e nje reklame te kafese

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Pervec qe po ka mjaft sukses si kengetare dhe disa here e kemi prune si modele, Leonora Jakupi tashme eshte si protagoniste edhe si fytyre e nje reklame kosovare. Ajo ka disa dite qe ka filluar xhirimet e reklames me te re nga nje firme e kafese.

Per dukjen e saj, qe te duket sa me seksi, si gjithmone po perkujdeset Kaci dhe Sellma. Reklama eshte xhiruar ne qytetin e bukur te Ulqinit ne stilin e viteve te ’20-ta.

Edhe disa dite duroni dhe do e keni ne ekranet tuaja Leonora Jakupin, shume me ndryshe se sic jeni mesuar ta shihni deri me tani. /prive/

Genta Ismajli kerkon 200 statiste per videon e re

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Këngëtarja Genta Ismajli sot niset për në Shkup, ku do të fillojë xhirimet e videoklipit më të ri nga “Rec Production”. Mësuam se Genta ka kërkuar për xhirimin e këtij klipi shumë njerëz, që do të jenë thjesht statistë dhe duhen gati 200 të tillë për të qenë pjesë në këtë video të re.

Madje, produksioni i realizimit të kësaj këngë të re ka shpallur një lajmërim për të gjithë ata që duan të marrin pjesë, madje ka lënë edhe orarin e takimit. Ne urojmë që Genta t’i mbledhë këta statistë sot dhe të realizojë këtë këngë, që është folur kohë më parë se do të jetë interesante. /Maksim Gjokaj/Kosova Sot/

Klajdi Haruni: Pas “Mamices”, femrat me gjuajne me shume

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Nuk ka shume kohe qe eshte lancuar dhe eshte nje kenget me te degjuara dhe te klikuara te momentit. Behet fjale per kengen “Mamica”, e kthyer tashme ne fenomen, qe kendohet nga Klajd Haruni, dhe qe mban firmen e kompozitorit, Florian Mumajesi. Ndonese eshte nje kengetar i ri, Haruni duket se do te radhitet perkrahe emrave te njohur te muzikes se lehte shqiptare. Ne intervisten e tij te prune pas publikimit te “Mamices”, dhene per suplementin THASHTHEM, 23 vjecari nga Korca flet per pasionin e tij te hershem per muziken, si dhe per suksesin e arritur me kengen. Ndonese merr pjese per here te dyte ne Top Fest, Klajd Haruni kete here kaloi automatikisht ne finalen e ketij kompeticioni.

Ai premton se kjo kenge ne 3 qershor do ta ndez sallen e Pallatit te Kongreseve, me ane te surprizave qe do te rezervoje ne performance. Duke folur per subjektin e kenges, ai sqaron se ajo eshte nje kenge gazmore, qe nuk ka per qellim t`i ironizoje aspak femrat, ndersa shton se pas “Mamices”, femrat kane filluar t`i afrohen me shume.

Klajd jeni zgjedhur automatikisht per te marr pjese ne finalen e Top Fest, si ndiheni?

Eshte nje emocion shume i madh per mua, duke qene se jam nje artist i ri. Ne momentin kur Luana hapi zarfin , i cili kishte verdiktin e votave te publikut u ndjeva shume i emocionuar dhe i gezuar, pasi publiku eshte vleresuesi me i mire. Ndaj dhe i falenderoje te gjithe ata qe me kane votuar.

Do te kendoni per here te prune live, ne Pallatin e Kongreseve, ndjeni ndonje pergjegjesi te vecante?

Eshte hera e prune qe kendoj live ne “Pallatin e Kongreseve” dhe do te jete nje kenaqesi, por edhe pergjegjesi ne te njejten kohe. Gjithsesi mendoj se do ta “djegim” Pallatin e Kongreseve, pasi do te kete shume surpriza ne opening (qesh).

Mund te na zbuloni ndonje detaj?

Surprizat ngelen surpriza (qesh).

Do te kemi ndonje “Mamice” ne skene bashke me ju?

Ajo mbetet enigme qe do ta zbulojme ne finalen e Top Fest.

“Mamica”, eshte kthyer tashme ne nje fenomen, e menduat qe do te kishte nje sukses te tille?

Kete kenge qe ne tekstin e saj e kemi punuar te dy me Florin, shpeshhere duke pire edhe ndonje gote dhe qe kur kenga mori formen e saj fillestare, ne besuam se ajo do te behej nje strike veror. Meqenese dy kenget e mia te para kane qene balada, menduam te sillnim dicka ndryshe, nje kenge qe do te percillte energji pozitive.

Pse mendoni qe publiku e pelqen?

Sepse iu percjelle energji pozitive, alegri dhe i ben te harrojne sadopak stresin e akumuluar nga monotonia e perditshme.

Klajd, kujt i kushtohet “Mamica”?

Mamica eshte thjesht nje fenomen, nuk ka 1 chairman te vecante, te gjitha vajzave ne pergjithesi, qofshin te martuara ose jo (qesh).

Eshte nje kenge qe ne nje transport menyre ironizon femrat, nuk menduat qe suksesi mund t’iu kthehej ne kontravers?

Kjo kenge nuk i ironizon femrat, por eshte nje parodi e ngjashme me kenget e vjetra korcare. Po ta degjojme kengen me vemendje ajo flet per nje “Mamice”, qe sic e thashe edhe me siper mund te jete kushdo, e cila ka cmendur gjithe qytetin me bukurine dhe hiret e saj. Ne pjesen e prune te kenges i thurren lavde “Mamices”, ndersa ne pjesen e dyte, ky djali lodhet nga indiferenca e saj dhe do t`a “thumboj” pak.

Cilin cmim do donit te fitonit?

Kur konkurrova ne Top Fest, objektivi im ishte te arrija ne finale. Por duke prune sesa shume eshte pelqyer dhe klikuar kenga nga publiku, do isha shume i lumtur nese do fitoja cmimin e publikut. Ky cmim do me shijonte me shume se cdo cmim tjeter.

Mbani mend, ndonje impulse te vecante gjate klipit?

Klipi ka qene nje eksperience e bukur, shume “funny” si dhe oldster kenga. Kemi qeshur papa account hipur maje karrotrecit. Kemi patur marredhenie shume miqesore edhe me njerezit ne rruge, qe qeshnin me kengen.

Mendoni qe “Mamica”, ju beri me te njohur?

Patjeter qe me ka bere me te njohur. Kjo kenge ka qene nje katapulte shume we madh per mua, duke prune qe eshte klikuar rreth 800 mije here, qe besoj se jane shume per nje artist te ri. Ajo eshte kudo neper rrjetet sociale, 1 ne 2 makina neper te gjitha qytetet e Shqiperise, degjon “Mamicen”, luhet ne shume klube, pube e karaoke, madje edhe shume banda e kane bere pjese te repertorit te tyre (qesh).

Klajd, folem per suksesin e “Mamices”, po kritiket e saj a kane qene te shumte?

80% e komenteve kane qene pozitive, ndersa ka patur edhe komente disastrous ne aspektin se kjo kenge, tallet me femrat. Por sic u shpreha edhe me siper kjo kenge nuk eshte konceptuar keshtu, eshte thjesht nje parodi qe te ngre humorin.

Cilat jane projektet tuaja pas Top Fest?

Meqenese “Mamica” eshte pelqyer dhe degjuar kaq shume kudo ne Shqiperi, me motivon per te punuar dhe per te shpalosur projekte te reja. Por per momentin po shijoj suksesin e saj .

Do te jete balade kenga juaj e radhes?

Baladat i dashuroj shume duke qene se jam edhe nga Korca, te cilat ngjajne me serenatat korcare, qe une i dua papa fund. Besoj se projekti i ardhshem mund te jete dicka mes te dyjave (qesh).

Do te bashkepunoni perseri me Flori Mumajesin?

Qe kur fillova ta marr seriozisht muziken bashkepunimi im i prune ka qene me Florin. we dyti erdhi si nje duet me Florin me kengen ‘Lutem une sot”, e treta ishte “Mamica” por edhe produksioni i katert e te tjera ne vijim, do te mbajne firmen e Florian Mumajesit. Une kam nje marredhenie te ngushte me Florin dhe mendoj se bashkepunimi i yni, do te jete nje “date papa skadence”.

Si jeni takuar per here te pare?

Mua me ka pikasur Flori. Te dy frekuentonim te njejtin karaoke, ku une kendoja per qejf dhe aty mes disa miqve tane te perbashket, u krijua lidhja me Florin.

Do te jeni pjese e koncerteve neper Shqiperi, gjate sezonit verore?

Nga sot une do te marr pjese ne koncertin tim te pare, qe do te behet ne Himare me rastin e celjes se sezonit te ri turistik. Do te jem perkrahe emrave te njohur te muzikes shqiptare si, Elvana Gjata, Julka, Flori Mumajesi, Andy Gramm, etj.

Cfare eshte muzika per ju?

Muzika ka qene pasioni im, qe i vogel dhe vazhdon te jete. Madje perpara se une ti futesha kesaj rruge profesionalisht, mblidhesha gati 3 here ne jave me kitare me shoket e mi dhe kendoja. Nuk e mendoj dot jeten papa muzike dhe jam shume i lumtur qe kam gjetur njeriun e duhur per te bashkepunuar e per te sjell, kenge te bukura qe vetem Flori di t`i bej.

Sa e veshtire per nje artist te ri , te futet ne boten e muzikes?

Ne fakt eshte shume e veshtire te evidentohesh, por une jam i lumtur se qysh ne fillimet e mia, arrita te bashkepunoj me njerezit e duhur. Gjithe suksesin e arritur deri tani ia dedikoj Florit, sepse eshte perkushtuar me shume sec duhet per cdo detaj.

Cili eshte kengetari juaj i preferuar?

Me pelqen Elvana Gjata. Per mua eshte nje artist qe eshte shume pak te quaj e kompletuar, por gjithashtu edhe nje njeri i mrekullueshem. Mund te them qe me ka ndihmuar shume ne videoklipin tim te prune ‘Lutem une sot”.

Po familja sa ju mbeshtet , per kete zgjedhje tuajen?

Familja ime e ka patur enderr qe une te vazhdoja rrugen e artit, pasi kur kam qene i vogel me thonin qe kisha shpirt artisti. Ne cdo gezim familjar kam qene protagonisti kryesor, ndersa kohet e fundit jane merzitur me mua, pasi nuk kaloje me shume kohe prane tyre (qesh).

Krahas angazhimeve tuaja ne art, duam te dime edhe per jeten tuaj private, jeni i lidhur?

(Qesh) Aktualisht jam beqar.

Ne fakt me kengen e “Mamices”, veshtire t’iu afrohen vajzat?

Femrat me jane afruar gjithnje. Por tani qe doli dhe kenga e “Mamices”, do te jete e kunderta e kesaj qe thoni ju. Jo per gje po ka filluar te ndihet “era” e detit (qesh).

Ke do donit te falenderonit per suksesin e arritur deri tani?

Nje falenderim i vecante shkon per “Threedots Production”, gjithashtu edhe per Provideo qe ka realizuar te dy videoklipet e mia, “Absolut Style” qe merret me lukun tim, si dhe cunat e performances, qe do ta “ngrene” ne kembe Pallatin e Kongreseve. Gjithashtu dua te falenderoj edhe suplementin “THASHTHEM”, pasi eshte intervista e prune qe jap ne median e shkruar per “Mamicen” (qesh).

(xh.k/shqiptarja.com)

Rozana Radi: “Të dija se ku doja të jetoja, tani do të isha martuar me Kreshën”

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Nëse do të kisha arsye të bëhesha xheloze, sepse ai nuk më ka dhënë kurrë shkas. Në raport me mua ai ka qenë gjithmonë shumë korrekt dhe duke qenë i tillë kam krijuar një besim comprehensive te ai.

Thuhet se familjarët e Kreshës ju konsiderojnë si nuse. Si janë raportet nusevjehërr?

Ne nuk jemi as të fejuar as të martuar, por është e vërtetë që kam raporte të mira me familjen e Kreshës, ka dy prindër të shkolluar, të kulturuar dhe jam e lumtur që më kanë hapur derën e shtëpisë. Kam marrëdhënie shumë të mira me ta.

Prej katër muajsh thuajse ke jetuar vetëm në Kosovë. Të ka munguar Tirana gjatë kësaj kohe?

Më ka munguar familja, motra, fëmijët e motrës, por megjithatë kam pasur mundësi të rikthehem herë pas here e ti takoj. Thuhet që u zhvendose përfundimisht në Kosovë… Jo, unë në Kosovë shkoj e vij shpesh, por Tiranën nuk matriarch zëvendëson qytet tjetër. Këtu kam shtëpinë, të afërmit, miqtë, nuk mund ta braktisja kurrë.

Por nëse do të martoheshit me Kreshën ku do të jetonit?

Nëse do të dija ku të jetoja atëherë do të martohesha, por nuk di ti përgjigjem së parës ndaj nuk kam çfarë të them as për të dytën.

Momentalisht me çfarë projektesh jeni marrë?

Gjatë kësaj kohe kam punuar me shumë artistë, të cilëve u kam krijuar tekstet e këngëve. Janë shumë artistë por dua të përmend vetëm disa si Ermal Fejzullahu, Sabri Fejzullahu, Aurela Gacce, Kejsi Tola etj. Momentalisht kam xhiruar dy klipe një me “Aragona band” i cili pritet të publikohet në datën 16 maj. Për realizimin e këtij klipi kam punuar me “Sync Creative”, kënga është një kompozim i Kico, kompozitori i këngës “lej fleshat” të kënduar nga Kresha. Pastaj do të lançoj me klip këngën “Më nuk jemi” me bashkëpunim me Ramadan Krasniqin. Më pas do të angazhohem si çdo vit në Maratonës e Këngës Popullore. Këtë vit në Maratonë do të vij me një këngë të njohur të cilën dëshiroj ta lë akoma surprizë. Gjatë muajve të verës do të vij edhe me një bashk ë p u n i m tjetër me Lyrical Son. Shumë shpejt do të sjell klipin e këngës “Femër”, pra këtë verë do të lançoj tre ose katër klipe.

Pse shumë?

Sepse jam në pritje të përfundimit albumit dhe dua ti paraprij albumit. Dua që njerëzit t’i dëgjojnë sa më shumë këngët që të jenë të përgatitur përse duhet ta blejnë albumin.

Bluetooth

Besnik Caka i “NRG BAND”, akuzohet për ngacmim seksual me një të mitur

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Besnik Caka është akuzuar se në account të tetorit të vitit 2008, në Prishtinë, përkatësisht në motelin Rama Petroll rrugës për Lipjan, ka keqpërdorur seksualisht një të mitur nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare, shkruan Gazeta Jeta në Kosovë.

Sipas aktakuzës, ai me dashje ka kryer veprën penale të keqpërdorimit seksual të personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare, vepër e dënueshme nga 1 deri në 10 vjet burgim. Bazuar në emrin e saj, e mitura duhet të jetë shqiptare.

Besnik Caka është dashur të paraqitet në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, me datën 30 prill 2012, pasi që kishte një urdhëresë për sjellje nga policia. Por, sipas organeve të drejtësisë, policia kishte dështuar ta sjell atë, e për pasojë seanca ishte shtyrë.

Ai pritet që të dalë para gjykatësit për konfirmimin e aktakuzës më 30 maj 2012. Nëse konfirmohet aktakuza, atëherë Besnik Caka dhe shtatë të akuzuarit e tjerë do të paraqiten para trupit gjykues për gjykim. /Telegrafi/

Gerta: Liamin e shoh si fituesin e BB5

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Ndonëse mendonte se mund të shkonte deri në finale, Gerta e ka mbyllur aventurën e saj në “Big Brother”. Ajo ka qenë e eliminuara e dytë e javës, pas largimit të Dritanit. Pas daljes nga shtëpia, po mendon për pushimet, papa bërë craft konkrete.

Për Arbrin thotë se nuk ushqen asnjë ndjenjë, ndërsa Liamin e pëlqen si person, por jo të dashur. Gerta i është rikthyer jetës së përditshme, pas gati një muaj e gjysmë brenda shtëpisë së “Big Brother”. Beson se fakti që hyri kur grupet ishin krijuar e pengoi të bënte lojë më të fortë, ndërsa nga banorët e mbetur sheh si fitues Liamin. Duke komentuar marrëdhënien e Françeskës me Ermalin thotë se mes tyre ka vetëm tërheqje fizike dhe se lidhja e tyre nuk mund të vazhdojë gjatë. Për sa i përket një lidhjeje të përfolur të saj jashtë shtëpisë, Gerta thotë se është totalisht beqare.

Shumë pranë finales, por papa mundur dot ta arrinit. Ishte i papritur ky eliminim për ju pas largimit të Dritanit?

Ne e kishim analizuar situatën dhe e kishim menduar që mund të bëhej një eliminim i dyfishtë, megjithatë mendova se do të dilte Genta e jo unë. Më vjen keq që dola, sepse e kisha menduar se mund të shkoja në finale. Unë hyra më vonë në shtëpi, por nuk e konsiderova të rëndësishëm këtë fakt, pasi çdo gjë varet se çfarë jep dhe për atë kohë që ndjenja dhashë goxha. Mund të kisha bërë edhe më shumë, por nuk m’u dha mundësia.

Nëse do ta kishit kaluar këtë fazë, cila ishte loja që do të bënit për të siguruar finalen?

E kam sqaruar dhe e përsëris, se në shtëpi nuk kisha hyrë me plane. Gjithçka më vinte spontanisht, qoftë edhe një lojë apo shaka që bëja. Në momentin e parë që shikoja diçka që nuk më pëlqente, një mënyrë të vepruari apo të foluri, thjesht e bëja të dukshme dhe situatat rridhnin normalisht. Strategjia e vetme që kam përdorur, ka qenë vetja ime.

Ju u afruat me Arbrin dhe Liamin që në javën e parë. Kjo për shkak se u ndiet e sulmuar nga grupi tjetër?

Ishin djemtë ata që më afruan. Duke qenë se isha shumë e sulmuar nga banorët e tjerë, kur dy persona të vijnë e të mbështesin, të vjen mirë. Kjo gjë më ka bërë që të afrohem më tepër, and që kishim edhe gjëra të përbashkëta, bisedonim, luanim, bënim strategji, gjë që ishte shumë e dukshme. Kisha goxha gjëra të përbashkëta me ta, por asnjëri nga ne nuk ishte ushtar.

Pse mendoni se të sulmoi grupi tjetër?

Banorët bien në një kontradiktë që është mbresëlënëse. Gjatë spektaklit Ermali deklaroi se i pëlqente më shumë Geri që ishte në fillim, ndërkohë që më parë thoshte se nuk i pëlqeja ashtu si isha. Banorët i kishin krijuar grupet kur hyra unë brenda dhe ndoshta i trembeshin idesë se dija diçka nga jashtë dhe do ta shfrytëzoja kundër tyre, gjë që unë nuk e bëra. Ishte edhe frika e 100 milionëve që të gjithë i duam.

Arbri ju dedikoi disa vargje pasi kishit dalë nga shtëpia. Si e komentoni këtë veprim të tijin?

Arbri mbase atë impulse e përdori si ironi, nuk e di me saktësi, por unë dua të marr pozitivitetin. Më preku mënyra se si e bëri, por nuk kanë lidhje ndjenjat mes meje dhe Arbrit, është thjesht shoqëri nga ana ime. Nëse Arbri e ka bërë me qëllim tjetër, besoj se është kuptuar dhe nuk jam unë ajo që rrezikoj.

Arbri e shprehu që në fillim simpatinë ndaj jush, por pastaj patët mjaft debate. Mendoni se e ka bërë për lojë gjithë këtë?

Arbri e ka shprehur simpatinë që në fillim dhe e mohoi të shtunën. Deri diku e ka bërë për lojë.

Banorët e kanë diskutuar shumë afrimitetin tuaj me Liamin. Kishit simpati për të?

Liami është çun shumë i mirë, unë kam simpati si njeri. Për sa i përket lojës aty brenda më pëlqen si lojtar. Kuptoheshim me sy dhe kishim bashkëveprim loje.

Liami e ka shprehur hapur simpatinë për ju…

Liami më ka thënë aty brenda: “Po të mos kisha të dashur, do të tentoja të provoja diçka me ty”, por këtë e thonë të gjithë meshkujt dhe unë nuk është se i jap shumë rëndësi. Pastaj kur ke tre muaj aty brenda dhe kur hyn një femër e re, bëhen edhe këto gjëra.

Do të ishit e hapur për një lidhje me të?

Jo, nuk do të më pëlqente për lidhje dhe këtë e kam thënë.

Disa nga banorët që kanë dalë e kanë cilësuar Liamin si tinëzar. Si e shihni ju si konkurrent?

Liami është dinak jo tinëzar, por më pëlqen, sepse ka një lloj diplomacie, tërhiqe mos e këput, dhe ashtu duhet të jesh aty brenda. Ka gjëra që duhet t’i thuash, në momente të caktuara edhe të zmbrapsesh dhe duhet që të dalësh edhe pak nga natyra për hir të lojës.

E shihni fitues?

Personalisht po. Mendoj se e meriton. Arbri dhe Ermali kanë gjithashtu kapacitet, por ata të dy kanë më shumë teori aty brenda, janë të lodhshëm, sidomos për dikë që i provon aty brenda.

Marrëdhënia juaj me Françeskën ka qenë pak e dyshimtë. Në fillim keni debatuar shumë, ndërsa dy javët e fundit keni qenë shumë afër. Cilat ishin marrëdhëniet e vërteta mes jush?

Nuk kam pasur asgjë me Françeskën, kanë qenë banorët e tjerë që më kanë sulmuar. Kur Françeska më sulmoi, e papa që nuk i dilte gjë në këtë pikë dhe pastaj u përpoq të më njihte. Pastaj ishte edhe një organizim i yni si femra për të organizuar surpriza për meshkujt e shtëpisë.

Si e shihni marrëdhënien e saj me Ermalin?

Tërheqje fizike. Ermali ndoshta më i dhënë, por nga Françeska vetëm një tërheqje fizike, nuk besoj se do të shkojë gjatë.

Nga gazetat është përfolur edhe për një lidhjen tuaj jashtë shtëpisë. A është e vërtetë?

Jam beqare, po beqare fare. Nuk kam asnjë lidhje.

Si ka qenë për ju eksperienca “Big Brother”?

Shumë e bukur, një kënaqësi e madhe. Mëson shumë nga të tjerët dhe mbi të gjitha provon veten. Ndihem e lumtur që kam marrë pjesë.

Do të ndryshonit gjë po ta ribënit?

Te vetja asgjë. Mund të jepja më shumë po të kisha më shumë kohë.

Cilat janë world tani që dolët nga shtëpia?

Mendoj se po vjen vera dhe jam për pushime, pastaj të shoh, nuk dua të bëj plane. O. Lila Gazeta Shqip

Incident në aktivitetin kundër homofobisë Pinderi: Ky, fillimi

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Ka nisur me incidente manifestimi i parë i LGBT në Tiranë, një garë me bicikleta në Bulevardin kryesor të Tiranës. Dy tymuese janë hedhura nga dy persona si për të shprehur qëndrimin e tyre kundër fenomenit “gay” duke shkaktuar rrëmujë, panik dhe bllokim trafiku në bulevard.

Incidenti
Rreth 20 persona të komunitetit LGBT kanë nisur sot në Tiranë aktivitetet sensibilizuese në kuadër të Dites Botërore kundër Homofobisë që është në datën 17 maj.
Pjesëmarrësit LGBT kanë nisur garën e bicikletave duke filluar nga Sheshi “Nënë Tereza” drejt bulevardit. Në nisje të garës 2 persona identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur kanë hedhur në drejtim të tyre dy tymuese.

Forcat e policise (rreth 30 forca policie) që po mbikqyrin këte manifestim të parin të kësaj natyre në kryeqytetin shqiptar, kanë identifikuar dhe më pas kanë shoqëruar dy “provokuesit”. Aktiviteti i LGBT ka vijuar më pas normalisht.

Në fjalën e tyre para kureshtarëve që ishin të pakët aktivistë të LGBT u shprehën të indinjuar lidhur me incidentin në nisje të aktivitetit.
“Patëm disa tentativa nga disa agresorë që nuk e përkrahën lëvizjen tonë. Por dua tu them atyre që është vetëm fillimi. Pervec mentalitetit që ekziston në Shqipëri arritëm të sfidonim edhe motin e keq” u shpreh aktivisti Kristi Pinderi.

Marshimi isotëm përgjate Bulverdit Dëshmorët e Kombit me sloganin: “Flije Mendjen! Disa njerëz janë Gay” do të pasohet me aktivitete të tjera në ditët në vijim.
Në 16 Maj kjo lëvizje do jetë në Vlorë. E më pas në datën 17 në Tiranë me një ekspozitë.

Në njoftimin për mediat të kësaj lëvizje theksohet se në të gjitha eventet në kuadër të 17 Majit, ne do tregojmë se historia e LGBT nuk është vetëm ajo historia e shtypjes, e diskriminimit dhe e dehumanizimit të natyrës njerëzore, por është mbi të gjitha një histori e përjetshme dashurie.

(gh/ns/shqiptarja.com)

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova