Çudia, Roberto Karlos bëhet trajner i Anzhit
RUSI- Klubi rus i Anzhi Makaçkalës ka shkarkuar nga detyra trajneri Gadzhi Gadzhijec, duke vendosur në vend të tij brazilianin Roberto Karlos. Megjithë investimet e mëdha në merkato, që kulmuan me blerjen e Samuel Eto, Anzhi ndodhet 11 pikë larg Zenitit.
Roberto Karlos do të jetë edhe lojtar edhe trajner në këtë skuadër, e cila kërkon të arrijë majat e futbollit rus. Braziliani ka luajtur në të shkuarën me Interin dhe Realin e Madridit, ndërkohë që pas një eksperience në Brazil me Korinthiasin, kaloi te skuadra e Dagestanit, ku shihet si një hero edhe pse 38 vjeç.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)
Tags: Anzhi Maka, Brazil, Gadzhi Gadzhijec, Roberto Karlos, Samuel Eto
Trackback from your site.



