Dhimitri: Basha gënjen për hipotekat nuk i bën Bashkia

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Dhimitri: Basha gënjen për hipotekat nuk i bën BashkiaTIRANË- Nënkryetarja e Bashkisë Albana Dhimitri nëpërmjet një deklarate për mediat i përgjigjet kandidatit të mazhorancës Lulzim Basha në lidhje me premtimet e tij për hipotekat e pallateve. Sipas Dhimitrit, premtimet e Bashës janë thjesht gënjeshtra, pasi ai vetë ia ka hequr të drejtën bashkisë për legalizimin e pallateve.

“Vetë Lulzim Basha në cilësinë e ministrit të Punëve Publike në vitin 2006 ndryshoi ligjin për hipotekat, duke ia hequr bashkisë të drejtën e legalizimit të pallateve që kishin kryer shkelje të lejes së ndërtimit. Ish ministri i punëve publike gënjen, pasi e di shumë mirë se që prej vitit 2006 ka qenë ministria që ai drejtonte nëpërmjet agjencisë së legalizimit organi që duhet të jepte lejen e legalizimit dhe duhet të bënte hipotekimin e pallateve”, tha Dhimitri.

Numri dy i bashkisë së Tiranës, Dhimitri shtoi më tej se qeveria është ajo që po mban peng prej 3 vjetësh hipotekat e apartamenteve.
“Ne detyrimin për të informuar qytetarët e Tiranës, dhe për të faktuar gënjeshtrat me prova dhe fakte ne vëmë në dispozicion të gjithë dokumentacionin për 400 pallate që bashkia ia ka dërguar zyrtarisht ALUIZNIT që prej vitit 2008 dhe që vërteton në dritën e diellit se është kjo qeveri dhe ky ish-ministër që prej mbi 3 vjetësh mbajnë peng qytetarët e Tiranës duke mos iu dhënë hipotekat e pallateve, madje edhe ato pak pallate që janë legalizuar, hipoteka nuk u bën regjistrimin për arsye të mirëfillta korruptive”, shtoi Dhimitri.
(m.a/BalkanWeb)


VIDEO: Tiranë, Bashkia: Basha mashtron për hipotekimin e apartamenteve

Tags: , , , , ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova