Divorci, Murinjo ikën nga Reali në qershor

Written by admin on . Posted in Sport

Divorci, Murinjo ikn nga Reali n qershorMADRID – Pas kontestimeve të ditëve të fundit, Zhoze Murinjo duket se është gati të largohet nga Reali i Madridit. Një gjë e tillë është pohuar dje nga mediat spanjolle, sipas të cilave, trajneri portugez ka vendosur që më 30 qershor, t’u thotë lamtumirën madrilenëve. Televizioni privat Intereconomia u referohet burimeve brenda klubit të Realit, që bëjnë të ditur se për shkak të kontestimit të futbollistëve, fishkëllimave të tifozëve, por edhe kritikave të shumta në media për humbjen 1-2 me Barcelonën në Kupën e Spanjës, Murinjo duket i lodhur dhe i vendosur të ikë nga “Bernabeu”. Ndërkohë, gazeta “AS”, shumë e lidhur me Real Madrid, kujton se “Special One” deklaroi që një vit më parë se do të largohej në qershor të këtij viti. Që për Murinjon nuk është një epokë e artë, kjo u pa edhe të dielën në mbrëmje ndaj Atletikos së Bilbaos, ndeshje që Reali e fitoi 4-1. Tifozët duket se nuk ia kanë falur humbjen e radhës me Barcelonën dhe nisën ta fishkëllenin. “Kjo i ka ndodhur edhe Zidane apo Kristiano Ronaldos, kështu që për mua nuk është një problem”, deklaroi Murinjo. Fishkëllimat pasuan revoltën e disa lojtarëve në fund të klasikes me Barçën, gjë që konfirmon raportin e krisur mes trajnerit dhe pjesës tjetër të klubit apo të ekipit. “Për mua nuk është problem të fishkëllehem, – deklaroi Murinjo. – Nuk më kishte ndodhur asnjëherë në karrierën time, por ka qenë gjithmonë një herë të parë. Gjithsesi, them se më i rëndësishëm është fakti që fituam”, u shpreh më tej ai. Reali, me fitoren e së dielës, mbeti 5 pikë larg Barcelonës.

(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)

Tags: , , ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova