Dule: Censusi nuk zgjidh problemet e minoriteteve, i shton ato
TIRANË- Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e kundërshton në mënyrë të prerë procesin e regjistrimit të popullsisë, që fillon këtë fundjavë.
Kryetari i saj Vangjel Dule në një intervistë për News 24 , argumenton se nëse censusi do mbahej në muajin prill do ishte brënda standarteve, por ato që e kompromentojnë atë janë amendamentet që iu bën këtij projekligji në korrik.
Dule lëshon akuza të ashpra edhe qeverisë, e cila sipas tij nuk është konsultuar me minoritetet, duke i injoruar.
“Në një kohë që deri në muajin prill, kur ishte për tu mbajtur censusi ekzistonin të gjitha premisat për një census të standarteve europiane, me ndërhyrjen që u bë në korrik në kuadrin ligjor zhvlerësohet parimi kryesor në një census të tillë në lidhje me kombësinë që është e drejta e vetëdeklarimit. Një census i tillë do të krijojë probleme të reja dhe do të ndërlikojë ato që ekzistojnë. Prej mëse 1 muaji përfaqësuesit e 8 grupeve me statusin e minoritetit në vendin tonë kërkuan bashkëpunim, qoftë edhe në momentet e fundit me qeverinë, me qëllim që të mundësojnë pjesëmarrjen dhe të bëhet një census me standartet europiane, por qeveria heshti dhe refuzoi. Kjo e bën të pamundur mbajtenen e një censusi që do të zgjidhte problemet e qeverisë”, tha Dule.
Në lidhje me mungesat në takimet e fundit të opozitës së bashkuar, Dule u shpreh se kjo nuk është një shenjë pakënaqësie, ndërsa shtoi se do vazhdojë të jetë pjesë e opozitës.
(m.a/News24/BalkanWeb)
![]()
Tags: Vangjel Dule
Trackback from your site.



