Elbasan, mbytet foshnja, ra në kanalin vaditës
ELBASAN-Një foshnje 2-vjecare në Elbasan ka humbur jetën aksidentalisht pasi ra në kanalin vaditës.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në fshatin Bujqëz të komunës Shirgjën, kur vogëlushja teksa luante në oborrin e shtëpisë ka rënë në kanal, ë familjarët e kishin hapur për të vaditur prodhimet e tyre.
Prindërit e kanë nxjerrë nga kanali, por 2-vjecarja me iniciale N.K humbi jetën rrugës gjatë transportimit në spital.
(d.b/News24/BalkanWeb)
![]()
Trackback from your site.



