Eli Fara bëhet pishman, që është bërë nënë në moshë të re

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Shumë persona, nëse shohin në rrugë këngëtaren e njohur, Eli Fara, me të bijën Marinën, do të mendonin se dyshja janë motra, e jo nënë e bijë. Këngëtarja korçare, e njohur më së shumti për serenatat, gëzon një formë fizike të shkëlqyer (praktikon edhe joga madje), por ja që kur vjen puna te fëmija thotë se do të dëshironte të mos ishte bërë nënë aq herët.

E ftuara rrëzëllitëse e “Takimi i Pasdites”, me Rudina Magjistarin në TV Klan, është shprehur: “U martova shumë e re dhe u bëra prind shumë herët. Më është dukur vetja e rritur që në atë kohë, pasi kam marrë përsipër shumë përgjegjësi. Nuk e konsideroj gjë të mirë faktin që jam martuar në moshë shumë të re, që kam lindur fëmijën kaq herët, do të ishte mirë që të lindja një fëmijë kur të isha më e formuar si grua dhe si femër, t’i jepja dashurinë që duhej vajzës sime dhe të kënaqesha shumë më tepër me të.

Këto janë këshilla që unë tanimë ua jap të tjerëve”, – ka thënë Eli, e cila ka shtuar se të tjerët, vazhdimisht e komplimentojnë jo vetëm për marrëdhënien që ka me të bijën, por edhe për faktin se diferenca në moshë mes tyre nuk është aspak e dallueshme.

Natyrisht, për një nënë “single” që mesa duket ka vendosur të mos martohet më, e bija, Marina, që ka lënë pas të 20-t, është drita e syve… “Kur ajo lindi dhe ma dhanë për herë të parë në krah, m’u duk sikur takova Zotin. Lindja e një fëmije është gjëja më e bukur që mund t’i ndodhë një gruaje në jetë, është momenti më i veçantë. Marina mbetet dobësia ime, shkojmë shumë mirë bashkë, shkojmë mirë si dy shoqe edhe pse në thelb të marrëdhënies sonë mbetemi nënë e bijë”, – është shprehur më tej këngëtarja, e cila gjatë këtij sezoni është shumë e angazhuar me koncerte, kryesisht në zonat bregdetare, ku ka pushues të shumtë që e admirojnë.

Pikërisht, për këtë arsye, pushimet verore të artistëve nuk janë kurrë “verore”, pasi ata zgjedhin të relaksohen ose në pranverë, ose në shtator, në fillim vjeshtë, kur rrezet e diellit janë ende të ngrohta. 

Gazeta STandard

Postime te Ngjashme:

,
,

Eli Fara,
Thashetheme,
Vipat Shqiptare

Tags: , , , ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Air Kosova
Kosmobile - Kosova Mobile
Shpallje