EULEX bastis banesat, sekuestron prova për vrasjen e Zymberit

Written by admin on . Posted in Lajme

EULEX bastis banesat, sekuestron prova pr vrasjen e ZymberitMITROVICE- EULEX raporton se ka përfunduar aksionin në veri në kuadër të hetimeve për brasjen e policit Enver Zymberi dhe se ka arritur të konfiskojë prova mes të cilëve dhe armë.

Operacioni në Zupç afër Zubin Potokut në rrugën për në Bërnjak është kryer nga njësia speciale e EULEX-it me mbështetjen e KFOR-it, ndërsa hetimet për vrasjen e policit kosovar po kryhen nga EULEX-i dhe policia e Kosovës.
“Janë kryer kontrolle në katër shtëpi private dhe .. janë konfiskuar prova në lidhje me hetimet, përfshirë edhe armë.”  “Ne mund të konfirmojmë se ekzistojnë gjashtë kallëzime për arrestimin e personave që dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen, ndërsa operacione si ky i sotmi, mund të priten edhe në të ardhmen”, ka thënë zëdhënësja e EULEX-it, Iriana Gudeleviç për Radio Europa e Lirë. EULEX kërkon bashkëpunimin e komunitetit lokal për të vendosur para drejtësëisë autorët e krimeve të fundit në veri.Nga ana tjetër, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti tha se situata në veri është e qetë, dhe se rrugët janë të kalueshme.
(s.g/balkanWeb)


Thaci: Beogradi prapa strukturave paralele po strehon vrasësit

Tags: , , , , , ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova