Euro 2012, hidhet të premten shorti për grupet

Written by admin on . Posted in Sport

Euro 2012, hidhet t premten shorti pr grupetKIEV- Të premten, në Kiev do të hidhet shorti për kampionatin europian të vitit 2012, që do të mbahet në Ukrainë e Poloni. UEFA ka përcaktuar tashmë se kokat e grupit do të jenë kampionia e botës, Spanja, nënkampionia Holanda si edhe dy vendet pritëse, Ukraina e Polonia. Ndërkohë, në vazon e dytë do të bëjnë pjesë emra si Gjermania, Anglia, Italia dhe Rusia.

Europiani pritet të ketë të paktën një grup ferri, pasi edhe në vazon e tretë të tij do të ketë skuadra të një niveli shumë të lartë, si Kroacia, Greqia, Portugalia dhe Suedia. UEFA ndërkohë e ka renditur në vazon e katërt Francën, bashkë me Danimarkën, Çekinë dhe Irlandën e Trapatonit. Në letër, grupi më i vështirë që mund të bjerë, do të ishte njëri i përbërë nga Spanja, Gjermania, Portugalia dhe Franca. Sa u përket shanseve, tre janë skuadrat favorite për Europianin e ardhshëm, Spanja, Holanda dhe Gjermania, ekipe që kanë zhvilluar eliminatore të jashtëzakonshme, duke mos hasur asnjë pengesë në rrugën drejt kualifikimit. Ndërkohë, dy skuadrat vendase Ukraina dhe Polonia, shpresojnë shumë te përkrahja popullore për këtë event.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)


VIDEO: Euro 2012, hidhet t premten shorti pr grupet

Tags:

Trackback from your site.

Leave a comment

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova