Familjarët e gruas së masakruar: Shteti të ndihmojë vajzat e saj
POGRADEC- Familja e 35-vjecares Mirela Spahiu, e cila u masakrua një ditë më parë në dhomën e një hoteli, në periferi të qytetit të Pogradecit nga i dashuri i saj, tashmë ka hapur dyert e mortit. Familjarët mes zisë dhe pikëllimit tregojnë se 35-vjecarja prej vitesh ishte zhvendosur në fshatin Verdove të Pogradecit. Ajo jetonte e divorcuar dhe në varfëri ekstreme me prindërit e moshuar dhe dy vajzat e saj.
Varfëria e kishte detyruar të punonte në një lokal për të ushqyer familjen. Ngjarja e djeshme i ka tronditur së tepërmi familjarët, të cilët tregojnë se nuk kanë patur dijeni për lidhjen e saj me 60-vjecarin dhe apelojnë për drejtësi dhe ndihmë ndaj fëmijëve të mbetur jetimë.
“Polica na tha kemi vajtur në vendngjarje dhe kemi bërë arrestimin, tani se cfarë është bërë ne nuk dimë gjë. Më këtë që e vrau ne nuk e denim fare që kishte një histori…Kërkojmë ndihmë nga shteti për fëmijët e saj, sepse janë jetim. Kanë një baba që nuk pyet fare për ta, jeton në Greqi”, shprehet i vëllai Vullnet Spahiu.
“Ne kemi besim tek shteti që të marrë ndonjë masë për fëmijët, ne na ndodhi kjo që na ndodhi…kjo ishte masakër”, u shpreh daja i viktimës Clirim Korca.
35-vjecarja u masakrua një ditë më parë me mjete të forta, nga një 60- vjecar me të cilin kishte një lidhje intime prej tre vjetësh. Sipas policisë motivi i ngjarjes së rëndë ishte xhelozia. Policia e Pogradecit mundi të vinte në pranga autorin pak orë pas ngjarjes. Halim Hykellari tashmë do të përballet me akuzën e vrasjes me paramendim.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)
![]()
VIDEO: Familjart e gruas s masakruar: Shteti t ndihmoj vajzat e saj
Tags: Clirim Korca, Halim Hykellari, Mirela Spahiu, Vullnet Spahiu
Trackback from your site.



