Fituesit e universiteteve, listat më 12-13 shtator
TIRANE- Përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Provimeve kanë bërë të ditur se listat me fituesit e universiteteve do të shpallen në datat 12 – 13 shtator. Ndërsa kanë sqaruar se në datën 27 gusht do të fillojnë konkurset për ato degë ku aplikohet edhe konkursi. “Më datë 27 gusht fillojnë konkurset në gjithë universitetet, për programe studimi që janë të parashikuara me konkurse.
Maturantët njihen nga mesi i shtatorit me listën e parë. Pas mbarimit të konkurseve që mbarojnë në datën 5, më datë 6 ne sjellim rezultatet e konkurseve. Futen në sistem dhe pastaj përbëhet përpunimi sipas parimit meritë-preferencë për të shpallur listat paraprake”, – shprehen specialistët e AKP-së.
Këtë vit kandidojnë për universitet rreth 33 mijë maturantë në të gjithë vendin, ndërkohë që në bazë të kuotave të miratuara nga Këshilli i Ministrave do të pranohen rreth 27 mijë maturantë. Të gjithë kanë plotësuar Formularin A2, me preferencat e tyre sipas degëve, ndërsa sot është afati i fundit për plotësimin e tij nga ata maturantë që nuk patën mundësi ta plotësonin atë në datat e paracaktuara nga MASH.
(m.a/GSH/BalkanWeb)
![]()
Trackback from your site.



