Gjirokastër, Wollfarth: Zgjedhjet e 8 Majit me kodin ekzistues

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Gjirokastër, Wollfarth: Zgjedhjet e 8 Majit me kodin ekzistuesGJIROKASTËR- “Zgjedhjet lokale të 8 majit do të zhvillohen me këtë kod zgjedhor, që është në fuqi dhe ato do të organizohen në këto lloj kushtesh”, deklaroi sot Eugen Wollfarth, Ambasadori i Prezencës së OSBE-së, gjatë vizitës së tij njëditore në qytetin e Gjirokastrës.

Sipas tij, nuk do të ishte e duhur të bëheshin ndryshimet në këto lloj momentesh dhe gjithashtu kandidatët dhe partitë nuk mund të hyjnë në zgjedhje me ndryshime të momentit të fundit.

“Të gjitha propozimet janë hedhur në tryezë në Tiranë dhe ato do diskutohen mes palëve. Megjithatë kandidatët dhe gjithë administrata që i mbështet duhet të hyjnë në garë me një dëshirë të mirë që të kryejnë zgjedhje sa më të mira të mundshme”, shtoi ai.

Lidhur më shtyrjen e procesit të regjistrimit të popullsisë, Ambasadori Wollfarh tha se “natyrisht që do ishte më mirë që të zhvillohej më parë për të bërë një planifikim sa më të mirë të vendit, por nuk është dramë nëse do të zhvillohet më vonë”.
(m.a/BalkanWeb)

Tags: , ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova