Haxhinasto:Pakti i opozitës nuk i shërben integrimit

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

TIRANE- Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, deklaron se pakti prej 10 pikash, i propozuar nga PS, nuk i shërben integrimit.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, pas vizitës së tij në New York, ku mori pjesë në sesionin e 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB,
 Haxhinasto tha se “Maxhoranca e ka procesin e integrimit prioritet, por pa bërë asnjë koncesion përsa i përket parimeve demokratike, thelbit të reformave që janë paraqitur para shqiptareve për rrugën drejt Bashkimit Europian”.  Sipas tij, pakti i opozitës nuk është një përqasje që i shërben integrimit, por interesave partiake të opozitës.

“Paktin e opozitës unë e shikoj në dy aspekte, ku e para është pozitive, pasi edhe pse është një veprim shumë i vonuar, është një angazhim konkret dhe e dyta, është pesimiste, pasi hapat që duhen ndërmarrë janë shumë të qarta dhe ato janë vendosur përpara Shqipërisë”, theksoi Haxhinasto.

Duke iu referuar vizitës në Nju Jork, ministri i Jashtëm tha se  delegacioni shqiptar i arriti objektivat që synonte në këtë vizitë. Ai shtoi se promovimi i interesave ekonomike të Shqipërisë, tërheqja drejt Shqipërisë e investitorëve të huaj, forcimi i bashkëpunimit rajonal si dhe lobimi për rritjen e njohjeve të reja për shtetin e Kosovës, ishin objektivat kryesorë në këtë vizitë.

Haxhinasto tha se një pikë tjetër e diskutimit ka qenë ekonomia, ku është diskutuar për rritjen e marrëdhënie mes vendeve respektive dhe shtimin e shkëmbimeve tregtare. Një pikë tjetër e diskutimeve ka qenë edhe Kosova.
(s.g/balkanWeb)

Tags: , , , ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova