Hiptekat, regon Bisha: Basha i jap brenda 15 nëntorit

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Hiptekat, regon Bisha: Basha i jap brenda 15 nëntoritTIRANË- Kandidati për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, reagoi sot përmes zëdhënëses së tij, Anila Bisha, ndaj deklaratës së bashkisë së Tiranës për hipotekat.

Bisha tha se Rama po tregon se është i vendosur për të ndjekur politikën e tij të vjetër, duke siguruar se Basha brenda 15 nëntorit do t`i pajisë të gjithë qytetarët me çertifikatat e pronësisë.

“Edi Rama dëshmoi edhe një herë sot se është i vendosur të ndjekë politikën e tij të vjetër, duke treguar me gisht fajtorët dhe duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi”, u shpreh zëdhënësja e Bashës.

Sipas saj, “çështja e hipotekimit të pallateve është një nga shqetësimet kryesore të qytetarëve të Tiranës dhe ka mbetur një problem i pazgjidhur, pikërisht sepse bashkia e Tiranës nuk ka bërë punën e saj dhe nuk ka përmbushur detyrimet e saj”.
(m.a/BalkanWeb)

Tags: , ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova