Hoxha dështon në gjyle, sot radha e Kaninës në shtangë

Written by admin on . Posted in Sport

Hoxha dshton n gjyle, sot radha e Kanins n shtangLONDER- Një tjetër rezultat negativ i Shqipërisë në Lojërat Olimpike të Londrës. Pas dështimit me radhë të të gjithë sportistëve, dje ka qenë radha e Adriatik Hoxhës, që në hedhjen e gjyles, nuk ka qenë ai që pritej. Në fakt, askush nuk priste medalje prej tij, por atleti shqiptar e ka hedhur gjylen gati një metër më pak se rekordi i tij personal, duke u renditur i 37-ti. 

Hoxha e hodhi gjylen në distancën 17.58 metra, ndërsa rekordi i tij ka qenë 18.18 metra. Një dështim, që u bashkohet atyre të peshëngritësve Romela Begaj e Daniel Godelli, por edhe xhudistes Majlinda Kelmendi. E ndërkaq, sot do të jetë radha e peshëngritësit të fundit shqiptar që të zbresë në pedanë, Endri Karinës. Ai do të kërkojë një paraqitje të mirë në peshën 94 kg.
(m.a/GSH/BalkanWeb)

Trackback from your site.

Leave a comment

Air Kosova
Kosmobile - Kosova Mobile
Shpallje