Hoxhaj, takim me Ivanovin dhe Gruevskin
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë vizitës zyrtare në Maqedoni, pasdite është takuar me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, kryeministrin Nikola Gruevski dhe zëvendëskryeministrin Musa Xhaferi.
Gjatë takimeve, ministri Hoxhaj ka theksuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve dhe qytetarëve të të dyja vendeve.
Hoxhaj po ashtu foli për perspektivat eurointegruese të Kosovës dhe për nevojën e koordinimit ndërmjet vendeve të rajonit për avancim sa më të suksesshëm në këto procese.
Ministri Hoxhaj foli edhe për bashkëpunimin e fuqishëm ndërmjet dy shteteve, duke përmendur edhe projektet e ardhshme konkrete bashkëpunuese në aspektet politike, ekonomike dhe në lehtësimin e mëtutjeshëm të qarkullimit të qytetarëve dhe mallrave ndërmjet dy shteteve.
“Bashkëpunimi në nivel qendror është i shkëlqyeshëm dhe një bashkëpunim i tillë duhet të jetë edhe në nivel lokal, ndërmjet komunave që do të reflektojë edhe me realizimin e projekteve të përbashkëta”, theksoi ministri Hoxhaj, i cili paradite ishte takuar me homologun e tij, Nikola Popovski.
Presidenti George Ivanov, kryeministri Nikola Gruevski dhe zëvendëskryeministri Musa Xhaferi kanë vlerësuar progresin në Kosovë duke shprehur mbështetje për proceset integruese të Kosovës në strukturat euroatlantike.
(ar.ku/BalkanWeb)
![]()
Tags: Enver Hoxhaj, Gjorge Ivanov, Ministri Hoxhaj, Musa Xhaferi, Nikola Gruevski, Nikola Popovski, Presidenti George Ivanov
Trackback from your site.



