Imami: Maj 2013, asgjësohen të gjitha municionet në vend

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Imami: Maj 2013, asgjsohen t gjitha municionet n vendTIRANE- Shqipëria do të asgjësojë 25 mijë ton municione gjatë vitit 2012 duke shtuar kapacitetet e demontimit dhe standardet e sigurisë, ç’ka do të thotë se brenda majit të 2013 do të përfundojë totalisht asgjësimi i municioneve në vendin tonë.

Ky lajm u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Arben Imami gjatë prezantimit të Direktivës së Mbrojtjes për vitin 2012, ku mes të tjerash si prioritet kryesor i kësaj direktive u vecuan ripunimi i dokumenteve strategjike të mbrojtjes me Konceptin e ri të NATO-s, përmirësimi i strukturës së gradës ushtarake, modernizimi i infrastrukturës, përfundimi i procesit të evadimit të materialeve dhe pronave të tepërta.

Gjithashtu, brenda nëntorit të këtij viti do të realizohet sipas ministrit Imami pajisja me uniformat e reja për forcat e armatosura të Shqipërisë.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Tags: ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova