Inagurohet godina e re e autoritetit të mbikqyrjes financiare

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Inagurohet godina  e re e autoritetit të  mbikqyrjes financiareTIRANË- Inagurohet godina e re e autoritetit të mbikqyrjes financiare ku në ceremoninë e organizuar me këtë rast mori pjes dhe kryeministri Berisha.

Në fjalën e tij Berisha vlerësoi punën e bërë në përballimin e sfidave për të konsoliduar një institucion për të mbikëqyrur tregun financiar jo-bankar.

Gjithashtu kryeministri vlerësoi progresin dhe zhvillimet në këto tregje vitet e fundit në drejtim të lirisë dhe hapësirave që janë krijuar për investimet e huaja.

“Tregu financiar jo bankar ka njohur dimensione të reja, dhe mbi të gjitha ka njohur hapësira më të mëdha lirie, zgjerim të ndjeshëm në një terren jo të lehtë. Duhet të pranojmë se rëndon në rrugën tonë, ne ndeshemi me trashëgiminë që sjell një pengesë. Në këto vite, produktet janë shumëfishuar, interesi është shumëfishuar dhe kontrolli është bërë më i rëndësishëm se kurrë më parë”,- tha Berisha në fjalën e tij.

Godina e re, përmbush kriteret për t’u cilësuar si një godinë me infrastrukturë moderne ndërkohë që godina re garanton instalimin e tekonlojgisë moderne të informacionit si Qëndrën Kombëtare te të Dhënave të Sigurimit të Detyrueshëm Motorik dhe Platformen elektronike të raportimit të subjekteve në AMF.

(NEWS24/BalkanWeb)

Tags:

Trackback from your site.

Leave a comment

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova