Integrimi, Kosova shprëndan pasaportat biometrike
PRISHTINË- Në Kosovë do të zhvillohet sot pasdite, ceremonia e fillimit të shpërndarjes së pasaportave biometrike, ndërsa aplikimet e para po bëhen gjatë paradites në Qendrën për Regjistrim Civil, në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Pjesëmarrës në ceremoni do të jenë kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, përfaqësues të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, ambasadorë dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Prodhimi i pasaportave biometrike të Kosovës ka filluar në gusht të këtij viti në Austri, ku u theksua se ato janë të nivelit më të lartë dhe përmbajnë elementet më të sofistikuara, sa i përket sigurisë së tyre dhe se janë të njëjta si të gjitha pasaportat biometrike të shteteve të BE-së.
Pasaportat biometrike janë një hap tjetër në përmbushjen e detyrimeve, që ka Kosova në rrugën e saj evropiane, në procesin e liberalizmit të vizave.
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovë, Ulrike Lunacek, gjatë vizitës javën e kaluar në Prishtinë tha se ishte “e bindur se në dhjetor do të fillojë dialogu për liberalizimin e vizave” .
(d.b/BalkanWeb)
Tags: Bajram Rexhepi, Hashim Tha, Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian, Regjistrim Civil, Ulrike Lunacek
Trackback from your site.



