Ish-pronarët protestë para min. Mjedisit, invalidët tek Kryeminstria

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Ish-pronarët protestë para min. Mjedisit, invalidët tek KryeminstriaTIRANË- Banorët e komunës Dajt kanë protestuar sot para ministrisë së Mjedisit duke kërkuar kthimin e menjëhershëm të pronave të tyre në malin e Dajit, të cilat sipas tyre po mbahen padrejtësisht të bllokuara nga ministra e Mjedisit, zonë e marrë në mbrojtje nga shteti

Sipërfaqja rreth 380 hektarë, kryesisht zonë pyjore rezulton në pronësi të 58 familjeve të komunës Dajt, të cilat disponojnë tapi të vjetra të tokës para vitit 1945.

“Ne si shoqatë kërkojmë që kjo ministri të shikojë ligjin 8906 për zonat e mbrojtura sepse është një pengesë për kthimin e pronës tonë. I bëjmë thirrje pushtetar Mediut, të mos mbjellë pemë në Dajt, po të vazhdojë të mbjellë pemë në Gërdec, sepse në Dajt i mbjellin pronarët vetë”,- u shpreh njëri prej pronarëve.

Një tjetër protestë është zhvilluar po sot para kryeministrisë nga persona me aftësi të kufizuar, para dhe tetraplegjikë. Invalidët kanë deklaruar se në rast mosplotësimi të interesave ekonomike në një afat të shkurtër do të shkohet djet hyrjes në grevë urie.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)


VIDEO: Ish pronarët dhe paratetraplegjikët përsëri sot në protestë

Trackback from your site.

Leave a comment

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova