Jahjaga sot vizitë zyrare në Itali

Written by admin on . Posted in Lajme

Jahjaga sot vizit zyrare n ItaliPRISHTINË- Me ftesë të presidentit italian, Giorgio Napolitano, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u nis sot për një vizitë zyrtare në Itali.

Gjatë vizitës në Itali, presidentja Jahjaga pritet të marrë pjesë në manifestimin qendror të shënimit të 150 vjetorit të Bashkimit kombëtar italian dhe në konferencën ndërkombëtare “La Citta Interetnica”, në të cilën ajo do të mbajë një fjalim.

Në këtë konferencë thuhet se do të flasë edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano, presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Micheline Calmy-Rey dhe udhëheqës të tjerë të lartë shtetesh.
(e.m/rel/BalkanWeb)

Tags: , , , ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova