Kanceri, specialistët japin alarmin 30% raste më shumë se dy vite më parë

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Kanceri, specialistët japin alarmin 30% raste më shumë se dy vite më parëTIRANË- Një nga sëmundjet në vendin tonë që shkakton më shumë të vdekur pas sëmundjeve kardiovaskulare është edhe sëmundja e kancerit, e cila në dy dekadat e fundit ka shënuar një rritje galopante. Këtë e pranojnë si mjekët e fushës, por edhe instancat më të larta qeverisëse në vend.

Në ditën e dytë të kongresit mesdhetar të trajtimit të kancerit, i cili po mbahet për herë të parë në kryeqytet me pjesëmarrje të mjekëve më të mirë nga rajoni është diskutuar mbi avancimin gjithnjë e më të madh të sëmundjes së kancerit, sidomos tek gratë, që vetëm në vedin tonë shënon 400 raste në vit.
Shiftat e bëra prezent nga shefi i pavionit të Onkologjikut, Agim Sallaku flasin për rritje me të paktën 30% të të prekurve nga lloje të ndryshme tumoresh, duke e cuar numrin nga 3500 në 2008-ën në 5000, nga të cilët afro 3000 pacientë cdo vit nuk i mbijetojnë dot sëmundjes.

“Kemi një incidencë në rritje në mënyrë galopante qoftë të sëmundshmërisë, qoftë të vdekshmërisë. Ne sot kemi rreth 5000 raste të reja me kancer në vit, ku rreth 400-450 janë vetëm me kancer gjiri dhe mjaft të tjera me kancer gjinekologjik tek femrat dhe të mushkërisë tek meshkujt, apo me tumore të tjerë. Kemi rreth 3000-3200 vdekje në vit, të cilët konsiderohen një numër i madh krahasuar me shkallën e incidencës. Preken më shumë moshat e avancuara mbi 50 vjec, por gjithnjë e më tepër po prek edhe mosha të reja mbi 25 vjec, mbi 35 vjec” u shpreh mjeku onkolog Agim Sallaku.

Sigurimi i medikamenteve që kurojnë kancerin vazhdon të mbetet një sfidë për sistemin shëndetrësor në ved. Kjo sipas Sallakut, kërkon domasdoshmërisht mbështetje të fortë të qeverisë në investime konkrete në aparatura dhe ilace.

“Duhen grumbulluar forcat sëbashku, për të evidentuar dhe për të ngritur më shumë struktura që kanë të bëjnë me luftën kundër kancerit dhe sigurisht për të shtuar buxhetin në lidhje me përmirësimin e infrastrukturës dhe shtimin e ilaceve”, shtoi Sallaku.

Situata paraqitet akoma edhe më e vështirë në rastet kur mjekësia dorëzohet para sëmundjes vdekjeprurëse. Në këtë rast të sëmurët duhet të përballen jo vetëm me fatin e hidhur, por edhe me dhimbje të forta që kërkojnë qetësues të vecantë.

E pranishme në punimet e konferencës kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka theksuar si tepër të rëndësishëm sensibilizimin e shoqërisë shqiptare, për të diagnostifikuarshëndetin në cdo kohë, me qëllim parandalimin dhe kurimin e kancerit që në fazën fillestare.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Tags: ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova