Këngëtarët paguajn hakera për të shtuar ‘vizitat’ në YouTube?

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Është ky shqetësimi i ngritur së fundmi në qarqet e estradës shqiptare, pasi këngëtarët e shumtë që së fundmi po arrijnë në miliona klikime pa ndonjë problem të madh kanë lënë vend për dyshime.

Është promoteri i njohur i koncerteve dhe njeriu që njeh mirë zhvillimet rreth estradës, Nexhat Morina, ai që në profilin e tij në Facebook, ka pohuar se estrada paguan hakerë nga Azia për të shtuar shikimet nëpër videot e tyre në YouTube.

“Lajm i mirë: Estrada dhe shumë yje të Kosovës u paguajnë shuma të mëdha parash hakerëve të Azisë që të kenë klikime në YouTube”, ka shkruar Morina në Facebook.

Nuk është hera e parë që po ngriten shqetësime të tilla. Edhe në të kaluarën vet artistët akuzonin njëri-tjetrin për shtim të klikimeve në mënyrë ilegale. /Telegrafi/

Tags:

Trackback from your site.

Leave a comment

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova